E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët, protestë tek Vasili për pagat

Vasili: Jepni shërbim të mirë, që të shpërbleheni me shum렠 Stafi i shëndetësisë shqiptare është i pa kënaqur nga Ministria e Shëndetësisë përsa i përket pagave. Pavarësisht se mund të konsiderohen si një nga kategoritë me më shumë të ardhura, ata sërisht kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përpara ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Kështu, mjekët e maternitetit Koço Glozhei, gjatë analizës një vjeçare, i kanë kërkuar dje ministrit të Shëndetësi rritje rroge. Kemi paga të ulëta, çdo bëhet me pagat tona,

ka qenë fjala e mjekëve në fund të analizës së maternitetit të ri. Pyetja e mjekëve, sigurisht që nuk ka mbetur pa përgjigje nga ministri, i cili ishte i pranishëm gjatë analizës. Përgjigja e tij ndaj mjekëve ka qenë kërkesa për një shërbim sa më të mirë, e cila sipas tij do të pasohej dhe me paga më të mira. Duhet të performoni më mirë në mënyrë që të shpërbleheni më mirë, u është përgjigjur Vasili mjekëve, në përfundim të analizës. Ndër të tjera, Vasili kërkoi më tepër transparencë në institucionet spitalore, ndërsa ritheksoi nevojën e një menaxhimi të mirë të shërbimit për të reduktuar pagesat dorazi. Transparenca dhe vendosja e sistemit formal eviton ngjarjet negative që kanë ndodhur kohët e fundit në sektorin shëndetësor, pohoi ministri i Shëndetësisë, duke kërkuar edhe një herë zbatimin rigoroz të sistemit të referimit, por dhe tarifave zyrtare të vendosura disa muaj më parë. Vasili-MjekëveNë analizën vjetore të maternitetit Koço Glozheni, ministri Vasili kërkoi nga mjekët që të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme që i bëjnë dëm sistemit. Duhet të evitojmë ndërhyrjet që bëhen jashtë vendit dhe t'ua mundësojmë ketë shërbim klientëve në Shqipëri, u shpreh Vasili. Ndërkohë, sipas tij, i gjithë sistemi shëndetësor duhet të funksionojë si një skuadër e madhe. Në këtë kontekst, ai kërkoi nga mjekët komunikim të vazhdueshëm me personelin e kujdesit shëndetësor parësor, por dhe me kolegët në rrethe. Qetësia profesionale por dhe morale na tregon se vetëm kështu mund të ecet para. Të gjithë ne duhet të kemi të qartë një fakt. Sistemi shëndetësor shqiptar ka drejtësi shoqërore ka theksuar ministri i shëndetësisë Vasili teksa i është përgjigjur pozitivisht dhe kërkesave të drejtorisë në maternitetit për investime të reja gjatë këtij viti. Jemi përpjekur të reflektojmë me prioritet për maternitetet. Tashmë në buxhetin e këtij viti janë përfshirë dhe rikonstruksioni i fasadës, i sistemit të pompave dhe ai i kaldajës, aq i nevojshëm për këtë institucion, pohoi ai. Në fund Ministri i Shëndetësisë ka theksuar dhe njëherë nevojën për trajnime të vazhdueshme dhe kualifikimit të burimeve njerëzore. Detyrat e mjekëve të institucioneve universitare të këtij niveli shkojnë përtej detyrave që ka një mjek i zakonshëm. Analiza Ashtu si edhe në të gjitha vendet evropiane edhe në vendin tonë ka një ulje të numrit të lindjeve nga viti në vit. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e maternitetit Koço Gliozheni, Rubena Moisiu, gjatë analizës vjetore të këtij institucioni. Kështu, gjatë vitit 2008 numri i lindjeve ka qenë 4138, ndërsa për vitin 2009 ky numër ka ardhur në ulje duke e çuar atë në 4090 lindje. Po ashtu ajo theksoi edhe një tjetër element pozitiv të shënuar gjatë vitit që u mbyll është fakti se përgjatë 2009 nuk kemi pasur asnjë vdekje amtare. Në ulje ka qenë dhe numri i vdekshmërisë foshnjore ku në 2008 ka qenë 199 ose e përkthyer në përqindje (4.8%) dhe në 2009 ky numër ka ardhur disi në rënie 118 ose (2.88%). Megjithatë ministri i shëndetësisë Vasili i ftuar në këtë konferencë nuk i kurseu vërejtjet këtë radhë lidhur me administrimin e buxhetit konkretisht me shpenzimet. Gjatë analizës të këtij materniteti u theksuan edhe disa nga arritjet për 2009 në këtë maternitet siç është ulja e numrit të operacioneve cezariane si edhe uljen e vdekshmërisë foshnjore.
Borxhet e maternitetit - Borxhi i 2008  28 milion lekë, likuiduar në 2009- Borxhi i 2009  27 milion lekë (fatura e muajit nëntor-dhjetor)
Objektivat për 2010- Ulja e vdekshmërisë përreth lindjeve- Ulja e lindjeve me operacion- Informatizimi i të dhënave për çdo pacient- Shtimi i të ardhurave dytësor- Përdorimi në masë i telemediçinës

Last Updated on E Marte, 09 Shkurt 2010 21:25

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›