E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferraj: Promovimi i imazhit të Shqipërisë, një hap i rëndësishëm për turizmin

Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferraj priti në zyrën e tij z.Joseph C.Ëilliams, Drejtorin e sapo emëruar të USAID (Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar). Takimi kishte formën e një vizite kortezie në të cilën z.Ëilliams vlerësoi pritjen që ministri i rezervoi, duke e nisur fjalën e tij me vlerësimin e potencialeve turistike që një vend si Shqipëria ka, duke uruar gjithashtu që bashkëpunimi i deritanishëm do të vazhdojë

me nisma të rëndësishme. Mes të tjerash ai vlerësoi Programet e Bashkëpunimit që mund të konkretizohen në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm, aktivitetit të operatorëve turistikë në vend ,bashkëpunimin mes sektorëve privatë/publik dhe iniciativa për zhvillimin e turizmit. Për përfaqësuesin e Agjencisë për Zhvillimin Ndërkombëtar promovimi i imazhit të Shqipërisë është gjithashtu një fushë e rëndësishme përmes të cilës Shqipëria mund të paraqitet si një vend me potenciale të mëdha turistike dhe të trashëgimisë kulturore. Ministri vuri në dukje dhe vlerësoi edhe njëherë mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, duke nënvizuar faktin se është tashmë koha për ti dhënë një dimension të ri bashkëpunimit dhe përdorimit të potencialeve kulturore në shërbim të turizmit. Sipas tij, turizmi duhet të marrë të gjitha përmasat e një industrie të vërtetë, por njëkohësisht të zgjerojë fokusin e tij duke shtuar elementët e turizmit kulturor përveç turizmit të rërës dhe diellit, duke marrë në konsideratë potencialet e mëdha të trashëgimisë kulturore që ka Shqipëria. Për ministrin Xhaferraj ishte gjithashtu shumë e rëndësishme ndihma që mund të jepet nga Agjencia për asistencën teknike , përmirësimin e cilësisë së operatorëve turistikë dhe shtrirjen e nismës për pastrimin e plazheve, duke e trajtuar edhe një herë turizmin si një industri nga më të fuqishmet. Struktura si Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit, sipas Xhaferraj ka një rëndësi të veçantë për MTKRS, si një formalizim i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes sektorit privat dhe publik, i cili me aktivitetin e tij ka si qëllim sigurimin e të gjithë mbështetjes që institucioni jep në kuadër të implementimit të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, Planit të saj të Veprimit etj. Ministri vlerësoi shumë nismën e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar për promovimin e Imazhit të Shqipërisë si një hap, i cili i shërben turizmit dhe strategjisë për promovimin efikas të potencialeve të saj.

Last Updated on E Marte, 09 Shkurt 2010 22:51

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›