"Mjeket te demshperblejne familjaret per gabimet"
Vetem dy dite pas tragjedise se rende, te ndodhur ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ku nje 17-vjecare humbi jeten pas kryerjes se nje operacioni ne bajame, drejtori i ketij institucioni ka kerkuar me shume masa nga Ministria e Shendetesise. Sipas tij, duhet qe cdo mjek, i cili ushton profesionin e tij ne rast te nje gabimi te demshperbleje familjaret. "Ketu nuk i referohem rastit ne fjale, pasi fjalen e fundit per kete do ta thone organet kompetente, nese ishte gabim apo jo, por Ministria e Shendetesise duhet te mendoje per fillimin e hartimit te rregullores per sigurimin e pergjegjesise profesionale", ka pohuar drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe Ministria e Shendetesise te mendoje domosdoshmerish per hartimin e nje strategjie per sigurimin profesional ne ushtrimin e profesionit te mjekut. Kjo, per Pepen, eshte shume e rendesishme dhe do te sjelle nje sherbim me te kualifikuar shendetesor dhe me te sigurt.
Nga ana tjeter, drejtori i QSUT-se u ka garantuar familjareve te 17-vjecares se do te vere ne dispozicion te hetuesve cdo material te mundshem mbi personelin qe ndermori persiper kurimin e Matildes. "Pavaresisht se operacioni eshte kryer ne nje klinike private, por nga nje mjek qe punon ne QSUT, ndjehem i detyruar te ngushelloj familjaret e vajzes dhe t'u siguroj atyre se do te ve ne dispozicion te organeve hetimore cdo dokument qe do te me kerkohet, ne baze ligjit dhe te rregullores se QSUT", u shpreh Pepa. Sipas tij, kontrollet mbi klinikat private duhet te jene shume te rrepta e te shpeshta nga ana e strukturave shteterore dhe kriteret e licencimit te tyre duhet te shqyrtohen me vemendje nga organet kompetente. Kjo per te mos pasur probleme te tilla si rasti i fundit, ku nje 17-vjecare humbi jeten pas nje operacioni te thjeshte.
Urdhri i Mjekut kerkon kontroll klinikave private
Drejtues te Urdhrit te Mjekut kane bere thirrje per Ministrine e Shendetesise qe te marre situaten nen kontroll dhe te verifikoje kushtet, ku punojne klinikat mjekesore private. Sipas tyre, shumica e ketyre klinikave nuk i plotesojne kushtet per te ushtruar aktivitete mjekesore dhe aq me teper per te ushtruar nderhyrje kirurgjikale. Nderkohe qe UMSH ka marre ne dore shqyrtimin e rastit te vajzes nga Maliqi i Korces, ndersa pret edhe pergjigjen e eksperteve ligjore te shendetesise.