"Vdekja nga bajamet, rasti i dyte pas 1977"
Historia e mjekesise shqiptare ne sherbimin e ORL-se (otorino-laringologjise) ka shenuar vetem dy raste me vdekje pas kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne bajame. Sipas shefit te ketij sherbimi, Pjerin Radovani, rasti i pare eshte shkaktuar nga pakujdesia e vete pacientit te vitin 1977, ne Durres dhe rasti i dyte eshte ai i 17 vjecares nga Maliqi. "Qe ne vitin 1933, kur eshte ngritur per here te pare sherbimi i ORL-se ne vendin tone jane shenuar vetem keto dy raste. Ndersa per sa i perket llojit te operacionit, ai konsiderohet nga me te thjeshtet dhe i parrezikshem per pacientet", ka pohuar Radovani. Sipas tij, te dhenat tregojne se 1 ne 16 mije paciente ne Amerike mund te humbe jeten nga kjo lloj nderhyrje, kurse ne Evrope kjo eshte me pak e rrezikshme, pasi 1 ne 40 mije paciente nuk mund te mbijetoje pas operacionit te bajameve. Edhe per shefin e sherbimit te ORL-se, pacientja nga Maliqi i Korces ka marre te gjithe mjekimin e duhur, ndersa pohon faktin se gjate cdo operacionit priten enet e gjakut. "Normalisht ne cdo operacion priten enet e gjakut, sepse ai organ ushqehet me gjak. Menjehere pas operacionit merren masat per ndalimin e hemorragjise, dhe kaq eshte problemi i operacionit", ka thene Radovani. Sipas tij, operacionet ne bajame jane plage te hapura, te cilet nuk mund te qepen, ndaj edhe hemorragjite jane gjithmone prezente. Pervec shfaqjes se hemorragjive nje tjeter fakt qe vjen ne dukje nga bluzat e bardha eshte dhe kujdesi qe duhet pasur pas kesaj nderhyrje kirurgjikale, ku ushqimet duhet te jene gjithmone te lengeta dhe jo ushqim i forte, i cili provokon hemorragji. "Per ne, hemorragjite pas operacionit jane normale, kurse rastet e vdekjeve jane anormale", ka pohuar Radovani. Sipas tij, rasti i 17- vjecares shihet si nje nga rastet me te vecante, ndaj edhe eshte insistuar per kryerjen e autopsise.