E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mjeket te vleresohen me kredite pas cdo kursi qe zhvillohet "

Mjeket duhet te vleresohen nepermjet krediteve, ne kurset e ndryshme qe ata zhvillojne, nga nje qender e posacme. Ne fakt ne vendin tone eshte ngritur nje e tille, qe merret me edukimin e vazhdueshem dhe trajnimin e bluzave te bardha, u shpreh ministrja e Shendetesise Anila Godo, por sipas saj deri tani ka munguar vleresimi me kredite qe duhej tu behej te gjithe ketyre mjekeve, ne fund te trajnimeve, apo kurseve. "Me financim te Ministrise se Shendetesise dhe bashkepunim me Kooperacionin Zviceran, eshte celur shkolla e edukimit te vazhdueshem, e cila do te caktoje kreditet per kurse te tilla, te cilat kane nevoje per kredite per te pare se ku gjendemi", - ka pohuar gjate fjales se saj, ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Sipas saj, te gjithe ata mjeke te cilet jane te angazhuar ne kurse apo trajnime te tilla te perbashketa duhet te vleresohen me kredite per njohurite qe ata kane marre ne ate cfare kane kryer. Sipas saj, puna dhe dijet e nje mjeku nuk mund te perfundojne me ato cka merren gjate viteve te shkolles, pasi ne mjekesi cdo dite ka nga nje gje te re. Pervec theksit te vene nga kreu i shendetesise persa i perket edukimit te vazhdueshem te bluzave te bardha nje gje e tille parashikohet edhe ne ligjin "Per kujdesin Shendetesor. Sipas ligjit, mjeket duhet te kualifikohen ne vazhdimesi dhe

trajnimi do te jete kushti kryesor edhe per procesion e licencimit dhe rilicencimit te bluzave te bardha. Ne te kundert do t'u hiqet e drejta e punesimit dhe lidhjes se kontratave te punes. "Punesimi, privilegjet ose kontratat ne institucionet shendetesore, publike e private, do te perfundojne, nese stafi profesionist nuk arrin t'i mbaje licencat e vlefshme, sipas dispozitave te rilicencimit te shoqatave respektive te profesionisteve", thuhet ne nenin 32 te ligjit. Pra mjeket jane te detyruar qe t'i nenshtrohen programeve te vazhdueshme te edukimit per te permiresuar njohurite dhe aftesite e tyre profesionale, ne menyre qe te rrisin cilesine e kujdesit shendetesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›