Kultura ne javen qe vijon
Art-Kulture:
"Norma", opera tragjiko- lirike e kompozitorit te njohur italian Bellinit do te shfaqet ne skenen e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit me date 10 dhe 13 shkurt. Madheshtia e saj mban firmen e Felice Romani-t, i cili prej vitit 1827, nga koha e operas "Il Pirata", kishte shkruar libretet e gjithe melodramave te Bellinit, ndofta i vetmi qe mund te adaptonte subjektin qe mund te muzikohej ne format melodramatike te kohes dhe shoqerimin e kantos se shkruar.
Monodrama "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit", shkeputur nga novela me te njejtin titull e autorit francez Eric Emmanuel Schmitt, do te shfaqet ne skenen e Teatrit Kombetar ne datat 13-15 shkurt. Protagonist dhe regjisor i kesaj monodrame eshte aktori i mirenjohur Mirush Kabashi, dhe udheheqes artistik Alfred Bualoti. Vepra percjell mesazhin e bashkejeteses fetare midis nje djaloshi hebre dhe nje myslimani, njerez me besime dhe kultura te ndryshme qe sillen ne harmoni me njeri tjetrin.
Kinemate e Tiranes:
Millenium 2: "Meet Dave", eshte filmi me i fundit i aktorit Eddie Murphy, me regji te Brian Robbins. Ky film komedi sjell aventuren e nje ekipi alienesh qe vijne ne tok me nje anije hapsinore qe ka forme njerezore. Protagonistet jane aktoret e mirenjohur George Clooney, Rene Zellqeger, John Krasinki, etj.
Kinema Imperial salla nr.1: "Kung Fu Panda", ne shqip ("Arti marcial i Pandes"), eshte filmi animacion me aktoret e njohur Jack Black, Angelina Jolie, Lucy Liu si dhe Dustin Hoffman, qe po shfaqet ne kete kinema. Filmi me regji te Mark Osborne eshte vazhdimesia e historise se Filmit "Po" (Kung Fu Fan).
Kinema Imperial salla nr.2: "Tropic thunder" ne shqip (Stuhia tropikale), produksioni me i fundit Hollivudian, me regji te Ben Stiller dhe skenar te Justin Theroux dhe Ben Stiller, po shfaqet ne kete kinema nga 15 janari. Komedia amerikane, e realizuar ne gusht te vitit 2008, fituese e cmimit te komedise me te mire ne "Cmimet e Filmit Hollivudian" dhe 2 nominime per "Golden Globe", ka si protagonist aktoret e njohur Ben Stiller, Jack Black dhe Robert Downey Jr.
Arte Pamore:
Besa, nje prej virtyteve te kombit shqiptar, do te jete ne qender te fotografit amerikan Norman H. Gershman, qe do te celet ne 10 shkurt ne Galerine Kombetare te Arteve. Ekspozita mban titullin "Besa: Shqiptaret te cilet shpetuan hebrenjte gjate Luftes se II Boterore".
"Ngjyra nga Kroacia", titullohet ekspozita fotografike e autorit kroat Ivo Perlan, ne te cilen ne 27 foto pasqyrohen peizazhe magjepsese e plote ngjyra nga Kroacia. Ekspozita u cel ne dy dite me pare ne Galerine Kombetare te Arteve si bashkepunim i ketij institucioni me ambasaden kroate ne Shqiperi.
Ne Galerine "Mezuraj Muze", piktori Artur Muharremi ka ekspozuar punimet e tij me titull "Kompozime", ku mendimi i tij filozofik misherohet ne pikturat ne vaj, kanavace, vaj ne akrelik, tempera dhe teknikes se perzier.
Ne Galerine "Didart" vazhdon cikli "Nje autor, nje veper" me nje ekspozite me vepra te fondit, ku marrin pjese 12 piktore me punime kryesisht peisazhe, portrete, natyre e qete, te punuara ne tekniken e vajit mbi kanavace.
Ne Galerine "Zenit" eshte hapur ekspozita "E-nderrim vitesh", ku ne qender te saj jane punimet e autoreve Artan Shabani, Arben Bajo, Ali Oseku, Maks Velo, etj. Piktoret kane paraqitur ne ekspoziten e perbashket ne teknikat e vajit ne kanavace, etj, kompozime dhe cikle te fondit nga secili autor.