Moti, ulen temperaturat me 5 grade
Rikthehen ditet e ftohta ne vendin tone. Temperaturat pranverore do te largohen per nje periudhe kohe, dhe duke filluar nga dita e sotme e ne vazhdim pritet te kemi nje ulje te ndjeshme te temperaturave te ajrit. Sipas sinoptikaneve, duke nisur nga e djeshme i gjithe territori i vendit u prek nga masa ajrore te lageshta, por te ftohta. Pervec reshjeve te shiut si dhe shtrengatave te pranishme ne te gjithe territorin, pritet te kete edhe nje zbritje prej 2-3 gradesh te temperaturave. "Duke filluar nga fundi i javes dhe fillim java pritet nje permbysje totale e kushteve te motit. Parashikohet ardhja e nje fronti te lagesht i cili do te shoqerohet edhe me zbritje te temperaturave deri ne 3 grade, por ne zonat e uleta kjo zbritje do te jete me e ndjeshme deri ne 5 grade", - kane pohuar dje sinoptikanet. Sipas tyre, zbritja e temperaturave do te jete si ne treguesit minimale ashtu edhe ne ato maksimale. Nderkohe nje tjeter dukuri qe vlen te permendet eshte edhe prania e reshjeve te bores te cilat do te dallohen ne lartesite mbi 1000 metra. Moti i keq do te vijoje gjithe javen qe do te pasoje. Paqendrueshmeria do te jete e pranishme edhe gjate dites se hene edhe te marte. Me pas pritet nje permiresim i kushteve ajrore te cilat do te jene me pak te lageshta, kurse vlerat e temperaturave do te jene nje te njejtat nivele. Po ashtu, sherbimi Meteorologjik i Ushtrise njofton se temperaturat do te vijojne te zbresin me tej. Per 24 oret e ardhshme era pritet te forcohet, deri ne 12 m/s. "Gjate diteve ne vazhdim pritet qe edhe shpejtesia e eres te jete me e madhe, nderkohe do te shoqerohet edhe me nje det te trazuar. Dallgezimi ne det te hapur do te jete nga 4-6 balle" kane pohuar sinoptikanet. Gjate dites se djeshme temperaturat me te uleta jane shenuar ne Kukes, Peshkopi dhe Puke me nga 5 grade celsius. Kurse qyteti me i ngrohte per fundjaven ka qene ai Vlores ku temperatura minimale eshte shemuar 7 grade celsius kurse ajo maksimale deri ne 14 grade.