E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekëve italianë në Vlorë u jepet titulli Mirënjohja Institucionale

Një mjek dhe një infermiere italiane janë nderuar në një ceremoni mbresëlënëse në prefekturën e qarkut të Vlorës me titullin Mirënjohja Institucionale për kontributin e dhënë gati në 8 vjet në luftën kundër tasaleminës në këtë rreth. Mjeku Carlo Giandiano dhe infermierja

Giovana Zuçola kanë kryer gjatë kësaj kohe rreth 8 mije depistime të kësaj sëmundje dhe ndihma më së shumti ka qenë në shkollat e qytetit dhe në ato të fshatrave. Sëbashku me mjek të spitalit rajonal të Vlorës ata kanë bërë të mundur jo vetëm zbulimin e shumë të sëmurëve por edhe kanë bërë të mundur dërgimin e tyre për transplant në Itali dhe në këtë mënyrë kanë shpëtuar dhjetra jetë njerëzish. Për të gjitha këto, drejtoria e shëndetit publik të qarkut u ka dhënë atyre këtë titull në prani edhe të prefektit të qarkut Hasan Halili, ë konsullit të përgjithshëm të Italisë Sergio Strozzi dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve shëndetësore vendore. Miqtë italianë që u vlerësuan me titullin kanë falënderuar përmes emocioneve të shumta për nderin që u bëhet dhe gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për të qëndruar pranë të sëmurëve vlonjatë edhe në të ardhmen.


V. SAKO

Last Updated on E Enjte, 06 Maj 2010 20:43

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›