E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekim i ri kunder Alzajmerit

Shoqata e Alzajmerit thote se rreth gjysme milioni njerez ne Britani vuajne nga semundja e Alzajmerit qe prek trurin dhe qe shkakton humbje te kujteses dhe veshtiresi ne te folur.Por shkencetaret e Universitetit te Oksfordit mendojne se mund te kene gjetur nje mjekim te ri dhe te pakushtueshem qe ngadaleson procesin e shkaterrimit gradual te qelizave te trurit qe ndodh tek te semuret me Alzajmer. Nga studimet e bera kohet e fundit del se vitamina B pervec vetive per te pasur nje lekure te shendetshme dhe muskuj te fuqishem ndihmon edhe per ruajtjen e sistemit nervor te njeriut.

Vitamina B gjendet ne natyre ne ushqime si vezet mishi dhe perimet e gjelbra. Gjate eksperimentimit pacienteve iu dha vitamine B kompleks me perberje acidi folik vitamine B6 dhe B12 ne doza me te medha se ato qe rekomandohen nga Agjencia Britanike e Standardit te Ushqimeve dhe rezultoi qe tkurrja e trurit u pakesua me 30 per qind madje tek disa me 50 per qind. Tani shkencetaret duan ta zhvillojne eksperimentin me nje numer me te madh pacientesh.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›