E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentative per shkarkim Muca Jam ne krye te Komunitetit Mysliman

Vokshi deklarohet drejtues i perkohshem i KMSH

Nje grup anetaresh te Komunitetit Mysliman Shqiptar me ane te nje peticioni kane deklaruar tendencen e tyre per shkarkimin e kryetarit te KMSH-se Haxhi Selim Muca per shkelje te renda te ligjit. Megjithate Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar KMSH Haxhi Selim Muca deklaron vijon te jete drejtuesi i institucionit edhe pas mbledhjes se djeshme te kryesise.

Selim Muca ka perdhosur demokracine e institucioneve ne nje kohe qe i eshte kerkuar ti respektoje ato. Muca akuzohet per veprime antistatutore e te jashteligjshme si dhe per sjellje manipuluse ndash kishte deklaruar nje grup i anetareve te kryesise te drejtuar nga z. Ilir Vokshi i cili u shpall edhe drejtues i perkohshem i KMSH-se pas pezullimit qe ata deklaruan se vendosen per Haxhi Selim Mucen.

Kjo ka sjell reagim te ashper nga Selim Muca i cili ne emer te kryesise i ka akuzuar per uzurpim. Megjithese ndodheshin ne seline e KMSH Sekretari i Pergjithshem Betim Truci dhe ish myftiu i Tiranes Ilir Vokshi kane bojkotuar mbledhjen duke cenuar rende statutin e KMSH dhe rregulloren. Nga ana tjeter pa asnje baze statuore dhe juridike keto elemente te shoqeruar nga pak militante te tyre ne kundershtim te plote me statutin dhe cdo rregullore si edhe duke shkelur hapur me insistim cdo parim juridik moral e fetar kane nxjerre ne pah haptazi ambiciet e tyre me te ulta per uzurpim me dhune te institucionit duke u veteshpallur drejtues te institucionit. ndash deklaroi ai duke shtuar se jam ne krye te detyres konform rregullave. Persona te mbledhur ilegalisht kane marre vendimin per te me shkarkuar por ata nuk perfaqesojne asgje. Vendimi I tyre eshte antiligjor. Keta persona kane kaluar cdo norme institucionale

Madje Ilir Vokshi lirohet nga detyra e Myftiut te Tiranes dhe vazhdon detyren si Myfti i Rrethit Durres e cila eshte nje myftini e madhe me problematika te shumta ndersa ne Myftinine e Tiranes rikonfirmohet Hafiz Shaban Saliaj Myfti i Rrethit Tirane dhe Bilal Teqja emerohet ndihmesmyfti i Tiranes pas shkarkimit te bujshem ne fund te vitit te kaluar.

Nderkohe Kryesia e KMSH-se ne mbledhjen e djeshme ne kuader te mbarevajtjes se puneve ne institucion ka miratuar disa ndryshime qe lidhen me drejtimin e saj.Keshtu KMSH vendosi qe z. Bujar Spahiu te lirohet nga detyra e drejtorit te Arsimit por ai vazhdon detyren e nenkryetarit te KMSH-se.Institucioni qe drejton fene islame ne vend vendosi te emeronte ne detyren e drejtorit te Arsimit z. Altin Shima i cili deri tani ka qene drejtor i Medresese se Korces dhe Myfti i Rrethit Kolonje. Ai ka nje pervoje disavjecare ne fushen e arsimit si arsimtar dhe drejtues i larte si dhe eshte i pajisur me kualifikimin fetar dhe laik. ndash beri te ditur Komuniteti Mysliman.

Duke u bazuar ne nenin 25 te Statutit te KMSH-se dhe Rregulloren e Brendshme te saj si dhe duke ndjekur zhvillimet e kohes dhe duke pare rendesine e medias dhe marredheniet me publikun KMSH vendosi te krijonte Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe Median ndash beri te ditur KMSH.

Me kete rast KMSH vendosi edhe qe te emerohet ne detyren e drejtorit te Marredhenieve me Publikun dhe Median z. Agron Hoxha i cili ka nje pervoje te gjate ne fushen e medias ka mbaruar medresene dhe Universitetin per Media dhe Radiotelevizion si dhe prej shtate vjetesh eshte kryeredaktor i gazetes Drita islame. Krahas detyres se drejtorit te kesaj drejtorie do te kryeje edhe ate te kryeredaktorit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›