E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri kosovar Thaçi vizitë në Austri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvilloj një vizitë në Austri ku do të pritet nga homologu i tij, kancelari austriak, Uerner Fajman, me të cilin do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e Austrisë për përshpejtimin e axhendës evropiane të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Austri, kryeministri Thaçi do të paraqitet me një fjalë rasti edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku do të prezantojë të arriturat e institucioneve të Kosovës, përkushtimin e qeverisë së  Kosovës për përmbushjen e standardeve dhe kritereve evropiane të integrimit, vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, dhe angazhimet institucionale për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me kryeministra, presidentë dhe personalitete tjera nga fusha e politikës dhe ekonomisë, ku temë krysore do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›