Mjeksia, presion studentëve për të bërë Piperon dekan
Tiranë- Studentët e fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës ankohen se po u ushtrohet presion nga forcat politike që të votojnë Pëllumb Piperon për dekan të këtij fakulteti.
IDEA po publikon të plotë denoncimin e studentëve të Mjeksisë:
Une jam studente e mjekesise se pergjithshme. Po marr inisiativen t’ju shkruaj, per të ndarë me ju një problem.
Sic e dini tashmë, ka filluar gara e ethshme për kandidaturat e primarëve të çdo fakulteti. Unë flas për mjeksinë, pasi përfaqësoj këtë fakultet. Me ka bere shume pershtypje sesi fushatat e kandidateve kane marre tatepjeten, duke patur edhe perfshirje te shemtuara politike. Konkretisht, behet fjale per Prof.Pellumb Piperon, i cili kandidon ne pozicionin e dekanit. Eshte ngritur e gjithe struktura e LSI(ai eshte pjese aktive e kesaj partie si dhe drejtor i pergjithshem i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise).Ushtria e ketyre njerezve po ben presione te vazhdueshme ne konviktet perreth fakultetit(drejtori i konvikteve eshte i LSI)duke perhapur panik tek studentet. Gjithashtu, studenteve qe perkrahin kandidatet e tjere jane kapur nje per nje duke u bere presion nepermjet prinderve per heqje nga puna apo premtime per specializime, provime te marra apriori apo poste ne ministri. Kam qene nje nga drejtueset e levizjes per reformimin e sistemit arsimor shendetesor ne Fakultetin e Mjekesise dhe rikujtoj me keqardhje qe po perdoren te njejtat mekanizma si atehere. Eshte e peshtire te mendosh se deri ne c’nivel punon ingranazhi i politikes, duke felliqur edhe figuren e studentit. Sapo lame prapa nje mandat 4 vjecar te deshtuar me ne krye Alfred Priftanjin (kunat i Genc Pollos), tani dikush tjeter shfaqet me arrogancen e fitores se paluajtshme per te krijuar boshtin LSI-se Ministri e Shendetesise-Fakultet Mjekesie-QSUT-ISHP apo sic e kane perkufizuar ndryshe nga burime te brendshme boshtin LSI-PD (Pipero-Dh.Kule).
Gjithcka eshte resultant i mungeses se vizionit dhe vullnetit per te ndryshuar gjerat. Rezultante e meskinitetit te disa mekanizmave politike te perqendruar ne duart e pushtetit. Eshte turp qe fakulteti i mjekesise te punoje ende me libra te shekullit te kaluar, te mos kete biblioteka dhe ambjente studimi, te mos zhvillohet kerkim shkencor qe perben A-ne e nje tempulli dije.
Ju solla kete tablo te realitetit per t’ju vene ne dijeni te ketyre ngjarjeve dhe per t’ju sensibilizuar me keto zhvillime. E njejta gje po ndodh edhe ne fakultetet e tjera. Ndoshta, duke luftuar nga pozicioni juaj, reflektimet e tyre jane me te medha.
Shkrime të tjera me interes:
- OMONIA akuzon: Në Korçë, presion për censusin Për shkak të parregullsive të shumta, procesi i censusit ne...
- Komunat e reja në Kosovë, ende punë për të bërë Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Pushtetit Lokal,...
- Jeta e Kate Middleton. Studion për tu bërë mbretëreshë Nëse shumkush mendonte se pas sjelljes së hijshme në ceremoninë...