E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Fyle Jahjagës: Përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës

Bruksel- Përgjegjësia për të shënuar rezultate në perspektivën europiane të Kosovës, qëndron së pari dhe më së shumti, tek autoritetet e Kosovës.

Kështu është shprehur komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle menjëherë pas takimit me presidentet e Kosovës, Atifete Jahjagën.

Fyle ka vijuar duke thënë se Kosova duhet të vazhdojë implementimin e reformave në Drejtësi  si dhe të marrë masa për garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Po ashtu Fyle ka bërë thirrje që të vijojë dialogu me Serbinë, duke treguar gadishmëri për negociatat për një marrëveshje tregtare me Kosovën.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Citaku-Fyle: Komisioni Europian mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës Mbështetje e vazhdueshme për Kosoven drejt integrimit të saj në...
  2. Stefan Fyle, Mitrovica Veriore vetëm e Kosovës Stefan Fyle, Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerim deklaroi se...
  3. Heqja e barrikadave, Fyle: Zhvillim pozitiv për integrimin e Serbisë Bruksel- Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle e ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›