E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku Hafizi: Turbekulozi është sëmundje infektive, por ka karakter të shprehur social

Koordinatori i programit kombëtar të turbekulozit, Hasan Hafizi, deklaroi sot se vendi ynë shënon mbi 400 raste të reja të pacientëve me sëmundjen infektive. Gjatë një komunikimi për mediat në ditën botërore të luftës ndaj kësaj sëmundje, mjekët specialistë ngrenë shqetësimin se zonat e veriore dhe ato verilindore janë më të prekura nga kjo sëmundje. “Tuberkulozi është sëmundje infektive, por ka karakter të shprehur social. Kjo do të thotë që kjo sëmundje është e lidhur ngushtë me varfërinë. Ku ka varfëri ka tuberkuloz”, deklaroi Hafizi. Sipas tij, nëse i hedhim një sy hartës së tuberkulozit, do të shohim që në vendet e vështira ekonomikisht, në zonat verilindore, ajo pjesa që ka ardhur nga këto zona janë pjesa më e prekur e popullatës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›