NJE MIT - THOTE SHEFI I UNHCR-SE
"Nocioni qe ka nje permbytje e azilkerkuesve ne vendet e pasura eshte nje mit,"
Numri i pergjithshem i azilkerkuesve ne vendet e industrializuara eshte e qendrueshme ne 2009, sipas raportit paraprak statistikor te UNHCR qe mat nivelet e kerkesave per azil dhe prirjet ne vendet e industrializuara.
"Nocioni qe ka nje permbytje e azilkerkuesve ne vendet e pasura eshte nje mit," tha Komisioneri i Larte i Kombeve te Bashkuara per Refugjatet, Antonio Guterrez. "Perkunder asaj qe disa pretendime populiste thone, statistikat tona tregojne se numri ka mbetur i qendrueshem."
Krahasuar me 2008, numri i pergjithshem i azilkerkuesve ka mbetur i njejte me
377,000 aplikime, pavarsisht nga pabarazite e konsiderueshme rajonale theksohet ne kete raport. Numri i aplikimeve per azil u rrit ne 19 shtete, ndersa ka rene ndjeshem ne 25 te tjera. Me interes ishte rajoni Nordik i cili rregjistroi nje rritje prej 13 % me 51.100 aplikantet e rinj per azil, shifer me e larte kjo ne gjashte vitet e fundit. Ne te kundert, numri i aplikimeve ne Evropen Jugore zbriti me 33 % perkatesisht, renie kjo e udhezuar nga aplikimet ne Itali (-42%), Turqia (-40%) dhe Greqia (-20%).
Pretendimet afgane ne rritje
Afganet kryesojne listen e aplikanteve per azil me 26.800 aplikime qe perfaqesojne nje rritje 45% krahasuar me 2008. Irakianet kane rene ne vendin e dyte me disa 24.000 kerkesa, ndersa Somalezet kane levizur ne vendin e trete me 22.600 aplikime pe azil. Nder vendet kryesore te origjines jane edhe Federata Ruse, Kina, Serbia dhe Nigeria.
Raporti vjetor i UNHCR-se analizon tendencat dhe nivelet ne 27 vendet evropiane anetare te Bashkimit Evropian si dhe ne Shqiperi, Bosnje dhe Hercegovine, Kroaci, Islande, Lihtenshtejn, Mal i Zi, Norvegji, Serbi, Zvicer, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise dhe Turqi. Ky raport gjithashtu perfshin Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kanadane, Australine, Japonine, Zelanden e Re dhe Republiken e Korese.
Shtetet e Bashkuara vazhduan te qendrojne vendi krysor i destinacionit per vitin e katert rradhazi, me 13 % te kerkesave qe perfaqeson rreth 49.000 njerez, kryesisht nga Kina. Se dyti eshte Franca, duke marre 42.000 aplikime te reja ne vitin 2009, nje rritje me 19% duke u krahasuar me vitin 2008, per shkak te kerkesave ne rritje nga qytetaret e Serbise kryesisht me origjine nga Kosova. Kanada, megjithese mbeti perseri e treta ne listen e vendeve te destinacionit shenoi njeherazi nje renie prej 10% te aplikimeve per azil ne vitin 2009 deri ne 33.000 pas nje renie ne kerkesat meksikane dhe haitiane. Me pas u rreshtua Mbreteria e Bashkuar, e cila regjistroi gjithashtu nje renie ne kerkesave me 29.800 aplikime, nje nga me te ulet ne keto15 vjet.
Nga ana tjeter, pretendimet ne Gjermani u rriten me 25% perkatesisht me 27.600 aplikime te regjistruara ne vitin 2009, duke e bere ate te pestin, me te madh vend pranues.
Se bashku, keto pese vendet te destinacionit, marrin 48% te kerkesave totale te regjistruara ne vitin 2009.
Ne lidhje me rajonet e origjines, gati gjysma, pra gjithsej 377.000 aplikante kane origjinen nga Azia dhe Lindja e Mesme (45%), ndjekur nga Afrika (29%), Evropa (15,5%) dhe Amerika (9%).
Rritje e shpejte e azilkerkuesve ne boten e industrializuar, "nje mit" - thote shefi i UNHCR-se