E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, perfundon Matura

Me perfundimin e provimeve me zgjedhje Z1 dhe Z2, ka perfunduar dje edhe Maturea Shteterore per vitin 2008. Rreth 32 mije maturante u jane nenshtruar dje provimeve per dy lende, qe kishin zgjedhur nga 9 te tilla, te vena ne dispozicion. Nderkaq, pritet qe procesi i vleresimit te testeve te filloje te dielen, me 13 korrik, ne 4 qendra te korrigjimit, ku 300 korrigjues do t'i futen punes per te pare se sa pike kane marre te 32 mije maturantet.

Provimet

Kane filluar ne oren 10:00 te dites se djeshme, kohe kur ka mbaruar praktikisht kontrolli i maturanteve, verifikimi i dokumenteve te identifikimit, si dhe sistemimi i tyre. Qe te dy provimet me zgjedhje, te zhvilluar njeri pas tjetrit, kane zgjatur gjithsej 4 ore, pra nga dy ore per cdo provim. Rreth 2 mije administratore mbikeqyren provimet e rreth 32 mije maturanteve. Lendet me zgjedhje me te preferuara nga maturantet kane qene: Njohuri per shoqerine, Filozofi + Ekonomi, Anglisht, Histori, Biologji, Gjeografi, Kimi, Fizike dhe Frengjisht. Ashtu si edhe ne provimet e lendeve te detyruara, ne oren 22:00 te mbremjes se te merkures, filloi shperndarja e testeve nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve (AVA) ne drejtim te Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR). Sipas nje grafiku te caktuar, zonat me te thella terhoqen te parat testet e provimit. Shperndarja filloi me Tropojen, per te perfunduar me Tiranen, ne oren 6:00 te mengjesit te djeshem. Te gjitha makinat, qe kryen transportin drejt Drejtorive Arsimore Rajonale, u shoqeruan nga Policia e Shtetit. Nga raportimet e vazhdueshme per shtabin e ngritur ne MASH, gjate ketyre 24 oreve te shperndarjes dhe kryerjes se provimit, ne 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore gjithcka eci normalisht. Provimet me zgjedhje, jane prova e fundit e Matures Shteterore dhe bashke me dy provimet e detyrueshme dhe mesataren e shkolles se mesme, perbejne pese komponentet e rezultatit per pranimin ne institucionet publike te Arsimit te Larte.

Vleresimi

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, pritet qe procesi i vleresimit te testeve te filloje te dielen, me 13 korrik, ne 4 qendra te korrigjimit. Keshtu, 300 korrigjues do t'i futen punes per te pare se sa pike kane marre te 32 mije maturantet. Testet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore 2008 permbanin per secilen lende 20 pyetje, nga te cilat 10 pyetje me pergjigje alternative (10 pike) dhe 10 pyetje me pergjigje me zhvillim (30 pike). Ne total, nje maturant duhet te marre maksimumi 80 pike ne dy provimet me zgjedhje. Nxenesi, i cili eshte mbetes qofte edhe ne nje nga provimet e detyruara te Matures Shteterore ne sesionin e pare, nuk ka te drejte te futet ne provimet me zgjedhje. Ky nxenes eshte i detyruar te jape provim lendet e detyruara ne vjeshte dhe, ne qofte se i merr ato, ka te drejte te futet ne provimet me zgjedhje vitin e ardhshem. Per nje mbarevajtje korrekte te zhvillimit te provimit, per here te pare kete vit, administratoret u shkembyen midis rretheve te ndryshme. Ndersa pyetjet e testit ishin me renditje variabel, pra pyetjet ishin te njejta, por renditja e tyre ne teste ishte e ndryshme, per te zvogeluar mundesite e kopjimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›