E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hueyda: "Ne Paris po jetoj midis qiellit dhe tokes"

U largua nga Shqiperia disa muaj me pare, kur ne Paris ishte ende ne biseda pune. Dhe duket se qe nga ai moment, Hueyda El Saied ka pasur projekte te shumta per te vene ne realitet. Nje rol ne nje telenovele, spote publicitare dhe se fundi realizimi i nje libri me novela ne gjuhen frenge. E pasi u rikthye ne kryeqytetin francez, ajo vendosi te qendronte pergjithmone atje. Ndoshta, kuptoi se Shqiperia nuk kishte shume per t'i ofruar dhe ne nje metropol si Parisi kishte shume per te dhene dhe per te marre. Megjithate, studimet ne Fakultetin e Drejtesise, bejne qe here pas here te jete e detyruar t'i mbaje lidhjet me Shqiperine. Ose kur ndjen mall per te afermit, nuk e ka aspak problem te marri avionin dhe te vije ne Tirane. Por Hueyda eshte e sigurt, qe Parisi ishte zgjedhja me e mire, qe beri. Eshte vendi qe i jep me shume mundesi, jo vetem per jeten e saj profesionale, por edhe per ate personale. Te pakten, ajo vete, ne nje komunitet te tille shumekombesh, nuk ben dallime, kur pranon duke qeshur se mund te lidhet edhe me nje eskimez, apo neozelandez. Gjithsesi, nuk harron te shtoje se, deri tani eshte vetem dhe shume e angazhuar me pune, por edhe nese ne horizont do te kete dicka te re, premton se do ta mbaje larg medieve.

Si po i kalon keto dite te nxehta ne Paris?

Ne keto dite ne Paris, nuk mund te flasim per nje mot te nxehte, por dhe pse keshtu, ndihem mire ketu. Cdo dite them, se duhet te isha kthyer ne Paris me pare.

A te mungon ndopak Shqiperia?

Deri tani nuk me mungon, jam ne kontakt te vazhdueshem me gjyshen dhe miqte e mi atje. Aq me teper ne momentin, qe do te me marre malli mjafton vetem t'i hipi avionit dhe pak ore me vone jam atje.

Me cfare je duke u marre momentalisht dhe c' projekte ke ne vazhdim?

Disa ore pasi mbarova provimin e fundit, m'u desh te nisesha per Paris, pasi te nesermen xhiroja nje reklame per firmen "Chateau d'Ax". Aktualisht, meqenese kam nje date limiti per te mbaruar se shkruari librin e trete, nje pjese te mire te kohes e kaloj "Midis qiellit dhe tokes" (eshte titulli provizor), nje liber me novela, te cilin po e shkruaj ne frengjisht.

A te ofron Parisi ne keto momente me shume mundesi se Shqiperia per karrieren tende?

Sigurisht qe po. Mos harroni qe librin tim te pare e kam nisur ta shkruaj ketu, ashtu si dhe rolin tim te pare ne kinema, apo reklama, ketu m'i kane ofruar. Parisi gjithnje ka realizuar endrrat e mia dhe vazhdon ende. E dashuroj kete qytet.

Ne Shqiperi te kemi pare shpesh ne lokalet e nates, po aty i frekuenton ndopak?

Sigurisht qe po. E pse duhet te ndryshoj ritmin e jetes sime ketu? Aq me teper kjo eshte nje mundesi e mire per mua per te ritakuar miqte, qe kam kohe pa i pare. Ketu problemi im eshte te zgjedh se ku te shkoj. (qesh)

Duke qene se tashme je vendosur perfundimisht ne Paris, mos duhet te presim lajmin, qe Hueyda eshte lidhur me ndonje francez?

E pse me nje francez? Parisi eshte nje qytet metropolitan, mund te jete nje kinez, nje eskimez apo nje neozelandez. (qesh) Fitorja me e madhe per mua ka qene te fshija nga bisedat e mia me prinderit keto tip pyetjesh dhe pritjesh. Atehere ju lutem mos i mbani shpresat qe t'ju jap lajme te tilla.

Me qe ra fjala, si jane meshkujt aty, me mire shqiptaret apo te huajt?

Meshkujt ketu, kane ne te shumten e rasteve, dy duar, dy sy, dy veshe, dy kembe e disa gjymtyre te tjera, qe nuk i vecon aspak nga djemte shqiptare. (qesh) Nuk me pelqejne keto klishe ne lidhje me te huajt dhe shqiptaret. Ne fund te fundit, ajo qe na diferencon ne njerezit, pavaresisht, se ku kemi lindur dhe jetojme, eshte edukata familjare, studimi, mendja e hapur dhe talenti.

Ke menduar per ndonje lidhje serioze gjate kesaj kohe?

Ju kur i qepeni dickaje nuk e leshokeni. (qesh) Shpresoj qe nuk beni te njejten gje me meshkujt, se do t'i largoni dy mije kilometra larg, e kjo eshte distanca midis Tiranes dhe Parisit. Keshtu qe, nese jam me pak shans do te vijne ketej nga une (qesh). Sinqerisht, nuk kam asgje te re, kam vetem nje muaj, qe jam kthyer ne Paris dhe per momentin prioriteti im eshte puna.

Kur mendon te vish perseri ne Shqiperi?

Per momentin nuk kam ndonje plan, por do te me pelqente te vija nga muaji shtator.

Pushimet ne Dubai me te atin

E megjithese temperaturat e Parisit nuk jane kane te nxehta sa ne Tirane, Hueyda, nuk mund ta privoje veten nga pushimet e kesaj vere. Disa dite ajo do te jete ne Turqi per te shijuar plazhin, ndersa nuk dime secili do te jete shoqeruesi. Gjithashtu, ka menduar qe te kaloj edhe pak kohe prane te atit, qe prej vitesh jeton ne Dubai. Hueyda tregon se ka nje marredhenie te mrekullueshme me babane e saj. Edhe pse largesia i ndan dhe nuk i lejon te takohen shpesh, ajo shprehet se flasin thuajse cdo dite ne telefon dhe periudhen e pushimeve e shfrytezojne per te kaluar disa dite ne shoqerine e njeri-tjetrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›