Paluka harron premtimin per ambalazhimin e bukes
"Buka do te shitet vetem ne furra dhe jo me ne dyqane te tjera. Ky produkt brenda nje kohe te shkurter do te kete mbi qeset e letres ambalazhuese edhe nje etikete ku do te shenohet cmimi, pesha reale, data e prodhimit dhe origjina". Ky ishte premtimi i paradokohshem i drejtoreshes se Sigurise Ushqimore ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Valbona Paluka. Sic jemi te gjithe deshmitare, asnjeri nga keto premtime nuk eshte mbajtur. Jo vetem qe buka shitet neper minimarkete, por ajo eshte edhe e pa mbeshtjelle me qese, e madje edhe kur eshte e tille, nuk ka asnje etikete te dhenash. Jo vetem kaq, por kushtet higjieno-sanitare ne furrat e bukes jane shume te renda. Buka provohet nga klientet me dore, a thua se eshte ndonje rrobe, per te cilen bleresit duan te sigurohen ne eshte material i mire apo jo. Dhjetera duar prekin buket ne furre, e kur nuk u pelqejne, i hedhin ato ne vendin e meparshem, per t'i blere me pas klientet e mepastajme. Ne qofte paksa me fat per shkak te organizmit me imunitet te plote, keta bleres shpetojne nga ndonje infeksion. Por ne shumicen e rasteve, ata behen paciente te Spitalit Infektiv. Sikurse e dime, semundjet qe vijne nga duart e palara jane te shumta., me e "fresket" per shqiptaret eshte semundja e dizenterise, e ardhur nga mikrobi Shigela, i cili shkaktohet pa diskutim nga duart e palara. E pra, duket se premtimi per shitjen e bukeve vetem ne furra, te ambalazhuara dhe siper tyre me nje etikete te cilat do te "vulosnin" pastertine dhe peshen e saj, eshte vetem nje luks. Drejtoria e Sigurise Ushqimore ne Ministrine e Bujqesise ende nuk ka asnje rezultat konkret per situaten e tregtimit te ketij produkti, megjithese eshte detyre direkte e saj qe te ushtroje kontrolle. Duket se institucioni ne fjale eshte mjaftuar vetem me deklaratat ne momentet e krizave duke lene ne sirtar cdo premtim per kontrolle dhe si pasoje tregetaret vazhdojne te tregetojne produktet e brumit jashte cdo standardi. Duke lene menjane faktin se kjo nuk e realizua kurre, qytetaret kerkojne qe te pakten te mos pendohen kur hane bulmet, mish, apo edhe produkte te tjera qe mund t'u kete kaluar data e skadences me kohe. Edhe pse here as here Instituti i Shendetit Publik ka dhene urdher per mbylljen e tregjeve ne kryeqytet, Drejtoria e Sigurise Ushqimore nuk ka levizur as gishtin e vogel te dore per te marre masa serioze, te pakten duke ushtruar kontrolle. Pikerisht kjo eshte detyra kryesore e saj, ne menyre qe ushqimi te jete me i sigurt per te gjithe konsumatoret.