E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku fshehu vrasjen ne cift

Kruje- Prokuroria e Krujes kerkon denimin me dy vjet burg te mjekut te fshatit Tapize per akuzen e fshehjes se krimit, kur nje vit me pare, nje 35 vjecar dyshohet se mbyti gruan dhe e deklaroi si vetevrasje. Perfaqesuesja e akuzes, Sonila Domi, kerkoi dje ndeshkimin e mjekut Laim Bushi, nen akuzen e "veprimeve qe pengojne zbardhjen e te vertetes". Pervec burgut eshte kerkuar edhe nje gjobe prej 1,5 milione lekesh. Bushi kishte deklaruar pas ngjarjes dhe procesit se nuk kishte vene re shenja dhune ne trupin e 25 vjecares Fitnete Doci. Nese gjykata do te aprovoje kerkesen e prokurorise, atehere mjeku Bushi rrezikon te humbase edhe licencen e ushtrimit te profesionit per pese vitet e ardhshme.

Mjeku i Tapizes hetohej prej nje viti nga prokuroria e Krujes, fill pas aktit te riekspertimit ndaj viktimes dhe me tej arrestimit te te dyshuarit, Sefedin Doci. Laim Bushi ka qene mjeku i pare qe ka vizituar Fitnete Docin gjate vitit 2007, ku ishte shprehur se 25-vjecaren e kishte gjetur ne gjendje kome, me te vjella dhe pas tre injeksionesh e kishte nisur per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Por pak momente me pas, gjate rruges, ka qene vete mjeku qe kerkoi kthimin ne shtepi sepse e reja kishte vdekur. Ndersa krejt te kunderten ka vertetuar Mjekesia Ligjore e perbere nga nje grup prej shtate mjekesh specialiste. Ne konkluzionin perfundimtar eshte vleresuar se Fitnete Doci eshte gjetur e vdekur, kurse ne trupin e saj nuk eshte gjetur asnje ilac mjekesor dhe se te ndjeres i kishte ardhur vdekja si pasoje e asfiksise, pas shtrengimeve me mjete te buta, duke i bllokuar frymemarrjen. Si autor i dyshuar eshte prangosur pas ekspertizes bashkeshorti Sefedin Doci, i cili gjendet ne nje proces gjyqesor per akuzen e "vrasjes".

Laim Bushi eshte marre i pandehur ne muajin shtator te vitit te kaluar, por ishte ish-prokurori i Krujes, Bujar Cici, i cili pushoi ceshtjen penale ndaj Laim Bushit dhe vellait te bshkeshortit te viktimes. Ky veprim solli edhe reagimin e familjareve te viktimes, qe i kerkuan organeve te drejtesise edhe rishikimin me kujdes te dosjes. Rihetimi solli shkarkimin nga detyra te prokurorit Cici, arrestimin e bashkeshortit te dyshuar per vrasje, dhe venien nen akuze te mjekut te fshatit Tapize, Laim Bushi. Gjyqi ndaj mjekut zhvillohej ne gjendje te lire, ndersa qe prej dites se djeshme ai rrezikon burgun, gjoben dhe heqjen e licences. Vetem ne dy seancat e fundit Bushi ka pranuar konkluzionet e eksperteve per vrasje dhe jo vetevrasje te se ndjeres.

Fitnete Doci ka gjetur vdekjen me 13 gusht 2008, ndersa per vrasjen e saj u arrestua nje muaj pas varrimit bashkeshorti Sefedin Doci, qe sipas hetimit rezulton se e ka keqtrajtuar dhe me pas mbytur gruan e tij.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›