E Diel, 1 Nëntor 2026

U zhduk nga parukeria, gjendet ne Tirane duke shitur bizhuterite

Gjendet ne Tirane gruaja e zhdukur para nje jave ne Elbasan. Sherbimet e policise se Elbasanit kane mundur te kapin dhe shoqerojne per ne komisariat Luljeta Ruden, 36 vjece, me banim ne fshatin Shushice. Ajo ishte shpallur ne kerkim ekstra pas denoncimit per humbje te kryer nga djali i saj A. Ruda, 15 vjec. Sipas burimeve policore Luljeta Ruda eshte identifikuar ne nje nga tregjet e Tiranes, duke shitur bizhuteri dhe sende te cmuara personale. Gjate marrjes ne pyetje gruaja eshte shprehur se u largua me deshiren e saj nga shtepia. Megjithate Prokuroria e Elbasanit po punon per te zbuluar rrethanat, pasi po heton per nje konflikt ne cift, depresion nervor dhe prekja nga nje semundje ende e pacaktuar prej disa muajsh. Luljeta Ruda u zhduk krejt pa pritur te shtunen e kaluar, ndersa kishte zbritur ne qytet bashke me burrin dhe djalin per t'u zbukuruar ne parukeri. Pasi ka mbaruar pune me parukieren, ajo ka dale nga dera e pasme e sallonit te bukurise per t'ju shmangur familjareve qe e prisnin ne lokalin perballe. Familja kreu kater dite kerkime dhe diten e peste djali i eshte drejtuar per ndihme policise. Nje dite me pas policia e Elbasanit e ka identifikuar gruan ne nje nga tregjet e Tiranes. Sipas deshmive te familjareve, prej kater muajsh Luljeta Ruda nuk ishte ne gjendje te mire shendetesore.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›