E tashmja dhe e ardhmja, e luftes kunder droges
Nga Dr. Alex Wodak*
Kur Niksoni filloi Luften e hapur kunder Droges ne vitin 1971, kjo u konsiderua me teper si strategji politike sesa si politike publike. Sot, asgje nuk ka ndryshuar. Ndersa ka qene nje deshtim i shemtuar i politikes publike, Lufta kunder Droges shpesh ka vazhduar si nje strategji politike; kjo eshte edhe arsyeja pse ka mbijetuar ende. Kane qene perfitimet politike te cilat ishin kryesisht pergjegjese per zbatimin e Luftes ndaj Droges nga shume vende ne te gjithe boten. Sigurisht, SHBA u ofroi nje ndihme shume te madhe dhe kurajo disa vendeve te ndryshme te botes, per t'u angazhuar ne Luften kunder Droges.
Se fundmi, jane ratifikuar shume ligje per kontrollin me te mire te keqperdorimit te drogave qe pershkruhen nga mjeku, kontrollin e levizjes se prekursoreve te perdorur per prodhimin e metamfetamines, uljes se mashtrimeve farmaceutike ne internet, dhe u kerkon individeve qe marrin mbeshtetje nga qeveria, qe taksat qe ata paguajne te jene te pastra nga droga. Mbreteria e Bashkuar, duke njohur demet e medha te marijuanes, e riklasifikoi ate, dhe Amsterdami mbylli shume prej "kafeneve-dyqane" te saj ku tregtohet kanabisi.
Nuk mund te listojme asnje perfitim shendetesor, social apo ekonomik te Luftes kunder Droges sepse deri tani ka pak rezultate. S'ka zvogelim te numrit te vdekjeve, semundjeve, krimit apo korrupsionit. Eshte e vertete qe CND (Komiteti i Drogave Narkotike) (jo UNGASS - Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara per Drogat) se fundmi aprovoi nje tjeter perpjekje per te eliminuar ose reduktuar ne nivel te konsiderueshem perdorimin global te droges. Kjo gje deshtoi ne dekaden e fundit, ndaj pse te mos rinovohet premtimi? Po, disa vende kane aprovuar ligje te ashpra, por shume vende te tjera kane shfuqizuar ligjet e para Drakoniane, dhe kane miratuar legjislacion me te moderuar. Eshte gjithashtu e vertete, se qeveria aktuale e Mbreterise se Bashkuar, duke injoruar keshillat e strukturave eksperte te veta shkencore, e riklasifikoi kanabisin si nje droge me te rrezikshme. Por prevalenca e perdorimit te kanabisit ne UK aktualisht eshte ne renie, pasi ishte percaktuar si nje droge me pak e demshme. Dhe politika e vjeter e MB-se publikisht e kundershtoi riklasifikimin e tashem te kanabisit. Po, disa dyqane qe shisnin kanabis ne Hollande u mbyllen. Medet! Kjo eshte shumatorja e fakteve qe tregojne se Lufta kunder Droges po funksionon.
Lufta kunder Droges nuk do te kishte mbijetuar kaq gjate nese nuk do te kishte perfitime. Kush ka perfituar nga Lufta kunder Droges? Per shume politikane te vjeter (kryesisht meshkuj) ne shume vende, Lufta kunder Droges ka qene si Viagra. Perfitues te tjere nga Lufta kunder Droges jane kriminelet dhe policet e korruptuar. A do te kishin fituar Al Kapone apo Pablo Eskobar te ardhura te jashtezakonshme nese do te ishte ndalimi i alkoolit apo te droges? Tjeter grup qe ka perfituar nga Lufta kunder Droges jane komplekset e industrise farmaceutike, te ngjashme me komplekset e industrise-ushtarake qe Presidenti Ajzenhauer e paralajmeroi boten 50 vjet me pare. Ne shume vende fondet jane pastruar ne komplekset e industrise se droges, dogana, polici, gjykate, burgje, laboratore te testeve te droges - fitimet e tyre jane rritur pertej cdo parashikimi me te cmendur.
Per shume dekada pjesa derrmuese e vendeve ne bote jane perpjekur shume per te kontrolluar drogat ilegale, duke perdorur Luften si menyre kunder Droges. Shume kane perdorur nje stil retorik te zjarrit dhe te squfurit per te pershkruar perqasjen e tyre ndaj drogave ilegale. Vetem ne dekadat e fundit nje numer ne rritje i vendeve kane filluar te mbeshtesin trajtimet pragmatike te mbeshtetura ne fakte, dhe t'i mbrojne keto risi ne publik. Grupet e Luftes kunder Droges, ende vazhdojne te funksionojne qe te kene menyren e tyre te ndikimit ne shume vendime te rendesishme. Nuk eshte thjesht ceshtje e retorikes dhe fitimit te nje beteje kritike. Fuqizimi i ligjit per drogen ka marre ne menyre te vazhdueshme pjesen e luanit te fondeve nga qeverite, nderkohe qe zvogelimi i demit ka qene me fat qe ka marre disa therrime. Qeveria Australiane ne 2003/04 caktoi 56% te shpenzimeve te tyre ne luften kunder drogave ilegale, te forcimit te ligjit, nderkohe qe vetem 3% iu shpernda zvogelimit te demit. Studimi i RAND US ne 1993 ne lidhje me kokainen vleresoi se 93% e shpenzimeve te qeverise Amerikane u shpernda per forcimin e ligjit, nderkohe qe vetem 7% u shpernda per trajtimin e droges. Inspektorati i Pergjithshem Kanadez vleresoi se 95% e shpenzimeve te qeverise Kanadeze kunder kokaines iu perkushtua zbatimit te ligjit. Ka shume vleresime te ngjashme te ketij lloji.
Cfare do te kerkonim per te pohuar se ndalimi global i droges ka qene nje politike publike efektive?
Disa nga indikatoret te nje politike te suksesshme per drogat, duhet te perfshijne:
Prodhimi global i droges eshte ulur;
Numri i personave qe perdorin droga ilegale, ka pesuar ulje;
Numri i vendeve qe raportojne se drogat ilegale jane problem, ka rene;
Cmimi i droges ilegale ne rruge eshte rritur;
Drogat ilegale kane me shume perzieres shtese
Numri i llojeve te ndryshme te drogave ilegale ka qendruar ne vend ose ka rene;
Drogat me te rrezikshme te rruges (si heroina) jane zevendesuar me droga me te lehta (si opiumi) me metoda me pak te rrezikshme te perdorimit, qe kane zevendesuar ato me te rrezikshmet;
Numri i personave qe vdesin si rezultat i drogave ilegale (p.sh mbidoza, AIDS) ka rene shpejt;
Numri i personave me semundje si (p.sh HIV, hepatiti C) te shoqeruara me perdorimin e drogave ilegale ka rene;
Personat qe perdorin droga ilegale jane pranuar si qytetare te barabarte, duke gezuar mundesi te njejta ne fusha si edukimi dhe punesimi;
Me pak perdorues droge jane pas hekurave
Qeverite kane harxhuar me pak leke ne pergjigje te drogave ilegale;
Shkalla e krimeve te lidhura me drogen, ka rene;
Terrorizmi nderkombetar (perfshire Talebanet) eshte duke perfituar me pak nga trafikimi i droges;
Ka me pak (asnje?) narko-shtete, vende ku qeveria e vendit dhe trafikante lokale te droges jane shkrire bashke.
C'fare ka ndodhur me keto parametra ne te gjithe boten?
Prodhimi global i droges eshte rritur vazhdimisht. Ne periudhen kohore 1998-2007, prodhimi global i opiumit u rrit me me shume se dyfishi, prodhimi i kokaines u rrit me 20%, dhe prodhimi i kanabisit u rrit gjithashtu ne nivele te konsiderueshme;
Numri i personave qe perdorin droga ilegale ne te gjithe boten eshte rritur gjate dekadave te fundit;
Numri i vendeve ku eshte raportuar se drogat ilegale jane problem, eshte rritur ne menyre te vazhdueshme;
Ne Evrope dhe ne SHBA qe nga fillimet e viteve 1980, cmimi ne rruge i heroines dhe kokaines eshte ulur me 30-40%;
Shkalla e pastertise se drogave te rruges eshte rritur, gjithashtu ne menyre te vazhdueshme ne Evrope dhe ne SHBA qe nga fillimet e viteve 1980;
Numri i llojeve te ndryshme te drogave ilegale qe jane te disponueshme tani eshte shume me i larte, se sa ishte ne vitet 1960 apo 1970;
Droga me te rrezikshme ne rruge si heroina, kane zevendesuar drogat me pak te rrezikshme si opiumi; ne Azi, heroina e injektuar tek te rinjte dhe tek meshkujt seksualisht aktive ka zevendesuar pirjen dhe ngrenien e opiumit nga burrat e vjeter; ne Azi, HIV-i eshte nje komplikacion shume kritik, qe lidhet me heroinen e injektuar. Kapslleku ishte nje nga komplikacionet me te shpeshta te hasura tek burrat e dobet te cilet pinin ose pertypnin opium (ne Azi);
Numri i personave qe vdesin ne bote si pasoje e drogave ilegale (p.sh. mbidozat, AIDS) eshte rritur vazhdimisht;
Numri i perdoruesve te droges te cilet jane te semure me HIV apo hepatit C eshte rritur vazhdimisht;
Personat te cilet perdorin droga ilegale jane shpesh subjekt i stigmes dhe diskriminimit, dhe ne pergjithesi u jane mohuar mundesite e barabarta ne fusha te tilla si edukimi, dhe punesimi;
Numri i perdoruesve te droges pas hekurave eshte rritur vazhdimisht ne shume vende, por askund si ne SHBA. SHBA-ja llogaritet si 5% e popullsise se botes, por edhe si 25% e popullsise se botes qe ndodhet ne institucionet e ndeshkimit. Ne SHBA 55% e burgjeve federale dhe 21% e burgjeve shteterore sherbejne per denimet per krime te lidhura me drogen;
Qeverite ne shume vende po harxhojne me shume shpenzime ne pergjigje te drogave ilegale;
Ne shume vende te botes, niveli i krimeve qe lidhen me drogen eshte shume me i larte tani sesa ishte ne 1960 apo 1970;
Shume grupe terroriste (perfshire Talebanet) kane perfitime marramendese nga trafikimi i droges fale ndalimit te droges;
Afganistani, Pakistani, Burma, Kolumbia, Peruja, Bolivia dhe Meksika jane narko-shtete per pjesen me te madhe te kohes. Nje agjensi e inteligjences amerikane, se fundmi paralajmeroi se Meksika dhe Pakistani jane tashme rrezikshmerisht te paqendrueshem, te dy jane narko-shtete.
Kush mendon se Lufta ndaj Droges ka qene nje sukses, si mendoni se si do te pershkruhej deshtimi?
Do te thuhej se Lufta ndaj Droges ka qene nje sukses i politikes publike, ashtu sic do te thuhej se industria e makinave te Shteteve te Bashkuara eshte ne forme te mire financiare, ose se vellezerit Lehman dhe AIG po ja kalojne jashtezakonisht shume mire; apo se forcat ushtarake te Shteteve te Bashkuara ne Vietnam (1945-1975) ishin shume te suksesshem. Sic George Orwell eshte shprehur: "gjuha e politikes... eshte projektuar per ta bere genjeshtren te tingelloje si e besueshme, dhe vrasjen te respektueshme, dhe te krijoje nje dukje solide ndaj ererave qe rrahin".
Pika e fillimit ne cdo diskutim real rreth politikes se droges eshte te pranoje te verteten, dhe e verteta eshte se perpjekjet per Luften kunder Droges u bene, por deshtuan. Detyra jone eshte te kontribuojme per gjetjen e rruges per politika me efektive te droges, per te patur me teper pranueshmeri politike. CND-ja e vitit 2009 tregoi se ky udhetim ka nisur tashme. Tashme eshte mese e qarte, se nuk ka asnje konsensus nderkombetar rreth politikes se droges. Njezet e gjashte vende e treguan qarte ne 2009 se zvogelimi i demit duhet te jete boshti i cdo politike efektive nderkombetare per drogen.
Mbeshtetesit e palekundur te Luftes kunder Droges nuk do te ndryshojne pikepamjet e tyre menjehere. Por tashme, ata jane nje minoritet i vogel i njerezve ne te gjithe boten, me nje interes te madh ne politiken e droges. Forumi i OJF-ve ne Vjene ne Korrik te 2008 e qartesoi kete me se miri. Nese Lufta kunder Droges do te ishte nje sukses i zhurmshem, pse Richard Holbrooke, perfaqesuesi special i Kombeve te Bashkuara per Afganistanin dhe Pakistanin, tha se fundmi (ne lidhje me politiken e Kombeve te Bashkuara per drogen ne Afganistan) "Vetem SHBA-ja po harxhon mbi $800milion ne vit ne luften kunder narkotikeve. Nuk kemi fituar asgje nga kjo, asgje. Eshte nje nga programet me te padobishme dhe joefektive, qe une kam pare ne 40 vjet." Disa jave me pare Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, komentoi mbi rritjen e dhunes ne Meksike gjate 2 viteve te fundit, pas rritjes se mbeshtetjes per te zvogeluar trafikimin e droges, u shpreh "Duket qarte se ajo c'ka kemi bere deri tani nuk ka funksionuar". Para se te behej President i SHBA-se, Obama tha se politika amerikane per drogen ishte nje deshtim i plote.
Sic UNODC-ja tha ne 2008 (Reduktimi i efekteve negative shendetesore dhe sociale te perdorimit te droges: Nje mbeshtetje gjitheperfshirese) Zvogelimi i demit shpesh eshte bere nje burim kundershtues i panevojshem, pasi kishte nje kontradikte midis parandalimit dhe trajtimit ne njeren ane, dhe zvogelimit te efekteve negative shendetesore dhe sociale te perdorimit te droges, ne anen tjeter. Kjo ishte nje dikotomi false. Ata jane plotesues te njeri-tjetrit.
Kjo ishte nje perqasje afat-gjate e qendrimit nga mbeshtetesit e zvogelimit te demit dhe reformave te ligjit per drogat. Eshte koha qe ne te gjithe te fillojme te punojme drejt ketyre qellimeve. Gjetja e mundesive me efektive per te ardhmen kerkon te pranohet realitetit. Lufta kunder Droges ka deshtuar, dhe eshte e padobishme te perpiqesh te bazosh politikat e ardhme ne te. Sigurisht, gjithmone duhet dhe gjithmone do te kete nje rol dytesor te rendesishem per forcimin e ligjit kunder droges ne cdo politike efektive te droges, ashtu sic forcimi i ligjit luan nje rol te rendesishem ne politiken e alkoolit dhe te duhanit sot.
* Drejtor i Sherbimeve per Drogen dhe Alkoolin, Australi
Shkrimi u dergua per "Koha Jone", nga Aksion Plus, anetare e rrjetit EHRN (Rrjeti Euro-aziatik per Zvogelimin e Demit per Drogat)