E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, transplanti i dyte i veshkave, ne fund te muajit maj

Transplanti i dyte i veshkave ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te kryhet ne fund te muajit maj. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shendetesise. Edhe kete here, pacienti qe do te kryeje nderhyrjen do te jete rreth te 20-ave. Dhuruesi i organit te veshkes do te jete nje prind. Te gjitha analizat e nevojshme, kontrollet dhe ekzaminimet jane kryer dhe mjeket te cilet do te kryejne nderhyrjen tashme jane gati. Po ashtu, edhe ndihma dhe asistenca e mjekeve italiane, do te jene te pranishme gjate kesaj nderhyrjeje. "Salla e operacionit, mjeket, ekipi nga Italia dhe pacienti se bashku me dhuruesin do te jene gati ne fund te muajit maj, per te kryer nderhyrjen e dyte kirurgjikale te transplantim te veshkes", ka pohuar Bardh Spahia, sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, operacioni do te realizohet nga mjeket shqiptare, me asistencen e specialisteve te huaj. Deri ne fund te vitit 2009 do te realizohen edhe gjashte nderhyrje te tjera. Sipas Spahise, javen e ardhshme mjeket shqiptare do te ndjekin punimet shkencore ne konferencen evropiane te Nefrologjise. Nderkohe qe transplanti i pare i veshkes, ne nje spital shteteror ne vendin tone u krye ne 25 mars, nen asistencen e mjekeve shqiptare dhe atyre italiane. Perfituesja e ketij transplanti ishte nje vajze 18- vjecare nga Korca, Matilda Gode, nderkohe qe dhuruesi ishte babai i saj.

Projekti

Transplantet e veshkave ne vendin tone, jane arritur permes nje projekti te Ministrise se Shendetesise dhe projektit INTERREG 3. Fillimisht u be kualifikimi i mjekeve ne Itali, me pas kryerja e nje transplanti ne kete vend por pacienti shqiptar dhe tashme, kryerja e nderhyrjeve ne QSUT.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›