E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tablotë e Vocit në ankand

 

RoGallery në Nju Jork njofton hedhjen në ankand të disa veprave të artistit shqiptar, Leonardo Voci. Çmimi fillestar nis me 2500 euro

"Kthejeni në para artin që bëni" është një ftesë që iu bën artistëve, nëpërmjet tyre edhe klientëve, RoGallery që funksionon prej 25 vitesh si agjenci e konsoliduar arti me qendër në Nju Jork. Në një sipërfaqe 10 mijë m2 zënë vend koleksionet gjithëpërfshirëse me vepra të zgjedhura në pikturë, fotografi, skulpturë. Agjencia kryen edhe ankande. Në faqen e saj zyrtare janë hedhur 9 foto të punëve të Leonardo Vocit, të gjitha në stilin e abstraksionit modern. Brenda këtij muaji del në ankand një nga veprat e Vocit e quajtur "Abstract", çmimi fillestar i të cilës nis nga 2500 euro. Është një punë e vitit 1998, akrilik në letër. Çmimi i autorit është 800$.

Faqja prezantuese e Vocit përmban fotot e punëve me të dhënat për secilën prej tyre dhe biografi të tijën.

Leonardo Voci (1968) ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës. Për tre vjet është stërvitur në një shkollë private arti si restaurator nga piktori i njohur Lin Delijad he më vonë në Augsberg, nga piktori Gjelosh Gjokaj. Prej 11 vjetësh ai punon si artist i lirë dhe me ekspozitat e tij ka shkelur një hartë të gjerë vendesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›