Mjerimi i ish-zonjës së parë të Filipineve
Lot hidhërimi për Imelda Markos. Pasurisë dhe koleksionit të saj të këpucëve, që i ka bërë femrat e të gjithë botës të ëndërrojnë për vite me radhë, duket se i ka ardhur fundi. Imelda, e veja e ish-diktatorit të Filipineve Ferdinand Markos që të gjithë e kishin zili, ka prekur fundin. Në daljen e fundit publike, "gruaja prej hekuri" ka shpërthyer në lot përpara gazetarëve: "Për të shkuar në Singapor, që të bëja disa vizita mjekësore, m‘u desh të merrja paratë e pensionit të bashkëshortit tim. Nuk kam më asnjë qindarkë. Ju lutem kini mëshirë për mua!" - ka thënë ajo. Mund të jetë edhe e vërtetë, por ndoshta ky është një ndëshkim i fatit për gruan që kishte mijëra palë këpucë, koleksionin më të madh në planet. Dashuria e saj për luksin ka qenë dhe mbetet legjendare. Nëse dikur së bashku me bashkëshortin diktator e transformoi pallatin mbretëror të Manilës në një ekspozitë luksi, sot Imelda Markos jeton në një apartament të thjeshtë në katin e 34-t të një godine në Filipine. Nga jeta luksoze e dikurshme kanë mbetur vetëm fotografitë me Mbretëreshën Elisabeta, Sadam Hyseinin, Maon, Fidel Kastron dhe Gedafim, të cilat janë vendosur në korniza prej floriri. Në njërin prej mureve qëndrojnë varur tri piktura: një e Pikasos, një e Pisarros dhe një e Van Gogut. Korridori është i mbushur me këpucë shumëngjyrëshe. Janë plot 200 palë, por Imelda e quan "një koleksion të vogël".
"Para pak kohësh gazetat shkruanin se kisha 3000 palë. Kur disa gazetarë erdhën në shtëpinë tonë, u vërsulën menjëherë drejt raftit të këpucëve. Nuk e kuptova kureshtjen dhe më pas habinë e tyre. Fundja, këpucë gjetën, jo skelete. Dua t‘ju them se pjesën më të madhe mi kanë bërë dhuratë këpucarët filipinas. Janë këpucët që tregojnë elegancën e një personi. Gjithmonë më ka pëlqyer e bukura dhe jam munduar t‘ia transmetoj edhe popullit, i cili ka nevojë të ëndërrojë, që kërkon një model për t‘u frymëzuar. Edhe sot, para se të shkoj diku, kaloj dy orë duke u trukuar, duke zgjedhur fustanin dhe këpucët e duhura. E gjitha është çështje respekti, nuk mendoni edhe ju kështu?".
Imelda rebelohet jashtëzakonisht kur kujton ngjarjet e asaj nate, 23 vite më parë, kur ajo dhe i shoqi u dëbuan nga pallati mbretëror i Manilës. "Më morën gjithçka kisha dhe më pas i shitën. Tani duan të sheshin edhe bizhuteritë". Bëhet fjalë për 50 valixhet e mbushura me xhevahire, që familja Markos nuk arriti t‘i merrte me vete, edhe pse Imelda u përpoq të fshihte ndonjë diamant në pelenat e nipërve.
Këpucë pafund për vejushën e ish-diktatorit të Filipineve, Ferdinand
E gjora Imelda. Tashmë nga pasuria e saj nuk ka mbetur më asnjë qindarkë. Me siguri që edhe hapësira i mungon, duke qenë se është "e detyruar" të mbajë 200 palë këpucë, të cilat i ka vendosur si në ekspozitë në korridor.
Gjysmë shekulli më parë, "me 20 kilogramë më pak", Imelda ishte e mrekullueshme. "Cecil Beaton më bëri 18 mijë fotografi për katër ditë rresht". Edhe pse është rreth të 80-ave, ka njerëz që e pyesin ende rreth bukurisë së saj. "Nuk kam sekrete", thotë ajo, "madje çdo ditë bëj gjërat e gabuara: ha shumë, natën fle vetëm dy orë, pi shumë pije alkoolike, nuk bëj gjimnastikë, megjithatë kam mjaft energji. Ngrihem në 5 të mëngjesit, shkoj në kishë dhe flas me qindra njerëz".
Imelda nuk zgjedh me kujdes vetëm këpucët: "Detyra ime është të jem gjithmonë elegante".
Koleksionet
Dashuria legjendare për luksin e bëri një personazh të famshëm. Ish-zonja e parë e Filipineve nuk njihet vetëm për koleksionin e këpucëve. Një tjetër pasion i saj janë edhe bizhuteritë. I pëlqente të dizajnonte bizhu me gurë të çmuar. Për shembull, koleksioni "Imelda Marcos Collection" i quajtur ndryshe "Roumeloites", ofron një linjë varësesh, byzylykësh, vëthësh dhe karficash, të gjitha të frymëzuara nga bizhuteritë viktoriane me gurë të çmuar "Swarovski" dhe korale, që nxjerrin në pah ngjyrat e Filipineve. Thuhet se disa prej tyre janë kopjet perfekte të bizhuterive të lëna në vendlindje gjatë arritjes së famshme për në Hauai, të cilat Imelda pëlqente t‘i vinte gjatë rasteve zyrtare. Koleksioni, shoqëruar edhe me një reklamë ku protagoniste është vetë Imelda, është në shitje në Azi, Evropë dhe Amerikë.