Gorbaçovi, në mbrojtje të lirisë së shtypit
Në intervistën e dhënë për revistën gjermane "Der Spiegel", ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, tregon se përse e mbështet të përditshmen "Novaja Gazeta", e njohur për kritikat e ashpra ndaj Kremlinit, për lirinë e shtypit në Rusi dhe hetimet mbi vrasjen e gazetares së njohur Ana Politovskaja.
Zoti Gorbaçov, përse e mbështesni të përditshmen "Novaja Gazeta"?
Jam i lidhur me atë gazetë prej më shumë kohësh nga ç‘mendojnë njerëzit këtu. Në fillim të viteve nëntëdhjetë u dhashë botuesve të saj 300 mijë dollarë nga paratë që fitova prej publikimit të kujtimeve. "Novaja Gazeta" i përdori ato para për të blerë 22 kompjuterë. Dhe çfarë gjërash janë shkruar në ata kompjuterë që prej asaj kohe! Disa prej tyre u vodhën e u dogjën në përpjekje për të hequr qafe informacionet e sikletshme që fshihnin.
"Novaja Gazeta" është e famshme sot në të gjithë botën për një motiv tragjik: katër prej reporterëve të saj janë vrarë gjatë këtyre viteve, përfshi edhe gazetaren e mirënjohur investigative Ana Politkovskaja. A ushqeni ende shpresa se ato krime do të zbardhen një ditë?
Është në natyrën time të jem optimist. Megjithatë më duhet të them se nuk jam i kënaqur me rezultatin e deritanishëm të hetimeve. Si rezultat fajtorët janë ende të lirë.
"Novaja Gazeta" e ka kritikuar qeverinë më tepër se çdo organ tjetër shtypi në Rusi. Janë të shumtë ata politikanë rusë që e urrejnë. Si e shpjegoni që Presidenti Dimitri Medvedev pranoi së fundmi të jepte një intervistë për këtë gazetë?
Për të intervista nuk ishte as lëvizje taktike dhe as përpjekje për të fituar popullaritet, por çështje parimesh. Mendoj se donte të qartësonte pozicionin personal mbi një çështje të rëndësishme, e cila është jetike për vendin tonë.
Po i referoheni lirisë së shtypit. Kështu që, duke dhënë këtë intervistë, Medvedevi donte të bënte të kuptohej se gazeta duhej lënë e qetë?
Nuk kam dyshim për këtë. Ishte një sinjal se qeveria i mbështet gazetarët që luftojnë kundër korrupsionit.
Ju, bashkë me miliarderin Aleksandër Lebedev, keni në zotërim 49 për qind të aksioneve të gazetës gjatë tre viteve të fundit. Disa njerëz në Moskë mendojnë se ju nuk bëni tjetër veçse luani një rol në lojën e kontrolluar nga Kremlini, i cili kërkon të
sigurohet se opozita nuk do të radikalizohet dhe për të qetësuar intelektualët liberalë...
...dhe ju mendoni se ne bëjmë pikërisht atë që na kërkon qeveria të bëjmë? Çfarë fjalësh pa pikën e kuptimit! Në "Novaja Gazeta" gazetarët punojnë në bazë të opinioneve personale, duke u mbështetur vetëm tek ajo që mendojnë vetë.
E shfrytëzoni statusin e një prej aksionerëve të gazetës për qëllimet tuaja?
Në asnjë mënyrë. E lexoj çdo ditë gazetën, por vetëm pasi është publikuar. Ndodh e njëjta gjë edhe me Aleksandër Lebedevin. Ai ka më shumë kontakte se unë me bordin drejtues, por asnjë prej nesh nuk ndërhyn në probleme profesionale. Kam besim absolut te stafi i gazetës. Miqtë tanë të rinj, redaktorët e gazetarët, janë të përkushtuar ndaj kërkimit të së vërtetës.
I telefononi ndonjëherë kryeredaktorit Dimitri Muratov, kur gazeta publikon ndonjë artikull kontroversal?
Jashtëzakonisht shumë rrallë. Ndonjëherë më qëllon të shqyej sytë nga ajo çfarë lexoj. Në raste të tilla ndodh të kontrolloj nëse kërkimet janë bërë me kujdesin e duhur dhe se nuk bëhet fjalë veç për thashetheme të pabazuara të publikuara në faqet e gazetës. Për mua ka rëndësi vetëm që faktet të jenë provuar përpara publikimit. Falë punës me cilësi shumë të lartë, stafi botues i ka fituar praktikisht të gjitha çështjet gjyqësore të ngritura kundër gazetës. Dhe janë me dhjetëra.
Së fundmi keni kritikuar disa media evropiane, veçanërisht ato gjermanet, për mbulim të njëanshëm të Rusisë. Ne, gjithsesi, mendojmë se në mediat evropiane pasqyrohet një gamë shumë e gjerë problematikash që kanë të bëjnë me Rusinë, si në debatet televizive, në gazetat e revistat e deri tek interneti.
Merrni pak parasysh reagimin negativ të mediave gjatë prezencës së Presidentit të atëhershëm Vladimir Putin në Konferencën për Sigurinë të vitit 2007, e zhvilluar në Munih...
...ku Putin nervozoi gjithë evropianët me retorikën e tij provokuese dhe me thirrjet për fuqinë e shtetit rus.
Nuk tha asgjë që nuk e kishte thënë edhe më parë. Por, pavarësisht kësaj, reagimi i mediave gjermane ishte gjithsesi tepër i ashpër. Nga ana tjetër, sondazhet treguan se pjesa më e madhe e gjermanëve i konsideronin të drejta këndvështrimet e Putinit. Unë vërej një masë shumë të madhe arrogance në mediat gjermane. Do të doja t‘u kujtoja njerëzve lutjen e gazetarit gjerman Piter Bonish, i cili një herë tha: "Mjaft i predikuat Rusisë gjatë gjithë kohës".
Por nuk mund ta mohoni që liria e shtypit në Rusi nuk është në atë shkallë ku duhej të ishte.
Dhe nuk është. Por jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur, megjithëse më duhet të pranoj se kjo po bëhet ngadalë dhe me vështirësi. Rusia ka kaluar kohë shumë të vështira dhe njeriu nuk duhet të gjykojë duke u bazuar vetëm te perspektiva e vet.