E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian, të gjitha zonjat që fituan mandatin

Komisionere të Bashkimit
E u r o p i a n , v a j z a
mbresëlënëse fushatash
për çështje të ndryshme, apo
edhe vetëm të reja bukuroshe.
Ja cilat janë gratë që arritën
fitore të mëdha në zgjedhjet
europiane. Ajo vishet gjithmonë
me "Dior" dhe ka bërë emër,
pasi ishte ministrja e parë femër
e Drejtësisë në Francë. Rachida
Dati, 43 vjeçe, nënë e vetme, që
shkoi në punë 5 ditë pasi kishte
sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Kjo grua shënoi një fitore për
Presidentin francez, Sarkozi, dhe
partinë e tij të djathtë. Një tjetër
fitimtare e madhe e zgjedhjeve
franceze ishte edhe e gjelbra
Eva Joly. Ajo është specialiste
në çështjet e drejtësisë, 65
vjeçe, franko-suedeze, dhe ka
luajtur një rol kyç në ekspozimin
e çështjeve korruptive të disa
kompanive franceze. Joly fitoi
me premtimet se do të ndiqte
një politikë shumë të ashpër
ndaj shkeljeve që tentojnë dhe
bëjnë kompanitë e mëdha. Në
Britaninë e Madhe, ekonomistja
Marta Andersen fitoi gjithashtu
një vend në Parlamentin
Europian, por në listën e një
partie euroskeptike. Një fitore jo
të vogël shënoi dhe ish-ministrja
spanjolle e Drejtësisë, Monica
Macovei, e vlerësuar shumë në
Europë për përpjekjet e mëdha
anti-korruptive. Edhe ajo u
hoq nga qeveria për "mungesë
besnikërie ndaj partisë" në vitin
2007, pasi refuzoi nënshkrimin e
disa dekreteve që ishin në favor të
elitës politike dhe kundër të mirës
mbarëpopullore. Zonja Macovei
fitoi një vend në listën e Partisë
Liberal-Demokratike. Kur e pyetën
se çfarë do të sillte në Bruksel,
ajo tha se do të sillte drejtësi
dhe rend. Një tjetër zonjë që ka
fituar është edhe italiania Rita
Borselino, motra e gjykatësit të
vrarë nga mafia, Paolo Borselino.
Ajo u rendit e dyta, pas Silvio
Berluskonit, në listën e qendrës
së djathtë. Komisionerja polake,
Dauta Danuta Hubner, aktualisht
në krye të bllokut për politikat
rajonale, pati një fitore shumë të
madhe të dielën. I ngjashëm me
rastin e saj është ai i komisioneres
Maglena Kuneva, që merret me
mbrojtjen e konsumatorit. Por
veç deputeteve me përvojë në
politikë, u zgjodhën edhe të tjera
zonja që nuk kanë pasur të bënin
me të më parë. Ish-konkurrentja
për "Miss Italia", Barbara Matera,
ishte shumë popullore në votim,
duke shënuar një rekord në jug të
vendit me partinë e Berluskonit.
Një tjetër fitimtare bukuroshe
ishte edhe vajza e Presidentit të
Rumanisë, Elena Basesku. Ajo
ishte kandidate e pavarur, por
sigurisht që do t‘i shërbejë partisë
së të atit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›