Shqipëri: KQZ kërkon sa më parë komisionerët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi sot me shqetesim për vonesat në
ndërtimin e komisioneve te qendrave të votimit. Afati ligjor ka kaluar
dhe partitë ende nuk kanë çuar në KQZ listat e komisionerëve të tyre.