Mjerimi në Bulqizë, banorët kthehen në skllevër kromi
Bulqizë- Fundjava në Bulqizë jo vetëm nuk është ditë pushimi dhe qetësie por një ditë pune e cila vetëm për të nxjerrë bukën e gojës kryhet në kushte të rrezikshme për jetën.
Përveç të rriturve në këtë lufte për mbijtetesë bashkohen edhe fëmijët të cilët rëndin drejt stogjeve të kromit për ta mbledhë atë, dhe mbi të gjitha pa asnjë masë mbrojtëse.
Varfëria e skajshme dhe të gjendur të pashpresë për të fituar të ardhura në këtë qytet ku papunësia është diçka normale, banorët nuk marrin parasysh rreziqet që mund ti kanosen nga kjo punë ilegale, e sidomos e fëmijëve. Të cilët në vend që të argetohen me lojrat e tyre specifike për moshën janë khtyer në argatë kromi në mënyrë që të kenë me ç’të ushqehen.
Pamja që të ofron qyteti në fundjave por jo vetëm janë grupe të rriturish dhe fëmijësh që me kova në krah mbledhin krom të cilin e shesin me çmimin qesharak 30 lekë të vjetra për 1 kg tek firmat e liçensuara, që banorëve po i shfrytëzojnë si të ishin skllevër.