E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet banda e hajdutëve, 19 vjedhje në Tiranë-Fushë Krujë

Tiranë- Tre persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohen për vepren penale të vjedhjes. Mësohet se personat e arrestuar në Tiranë dhe Fushë Krujë janë autoret e 19 vjedhjeve.

Sipas policisë së Tiranës të arrestuarit janë shtetasit Robert Musta, Marsid Peza dhe Genc Neziri teksa mësohet se është shpallur në kërkim një tjetër person.

Po sipas policisë mësohet se janë sekuestruar disa materiale të vjedhura nga këto persona, teksa bëhet me dije se operacioni vazhdon për identifikimin dhe arrestimin e të tjerë personave.

Materialet ishin vjedhur nga të arrestuarit në katër muajt e parë të këtij viti në zona të ndryshme të Tiranës e deri në Fushë Krujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›