E Martë, 3 Nëntor 2026

Mjeshtër drugdhendës, Engjëll Bregu e trashëgon zanatin prej 3 brezash

Ndërsa i afrohemi punishtes së tij, dëgjohet trokitja e çekiçit mbi dru. Çdo ditë, Engjëll Bregun e gjen duke punuar e gdhendur në dru pjesë dekorative.

Këtë zanat e trashëgoj prej 3 brezash na rrëfen me pasion. Gjyshi im punonte dikur ndërsa artin e gdhendjes e kam trashëguar nga vëllai na tregon artizani nga fshati Zëmblak i Maliqit

Që të realizosh një punim të tillë duhet rreth 1 muaj thotë Bregu ndërsa shton se ai kryen zbukurime vetëm në stilin klasik

Për të realizuar punime të tilla, artizani përzgjedh lëndë të parë cilësore

Të rralla janë punimet artizanale që po i mbijetojnë kohës. Arti i gdhendjes në dru thotë Engjëlli i ka mbijetuar më së miri ndërsa na bën me dije se kërkesat janë të shumta

Veç këtyre punimeve, artizani bën edhe restaurimin e mobileve të vjetra

Si një profesion pas të cilit është tepër i pasionuar dhe si një trashëgimi e vyer familjare, Engjëlli ruan ende me fanatizëm veglat e vjetra të gjyshit dhe babait të tij.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›