E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mjeshtri i valles së Tropojës, Deli Metaliaj rikthehet në festival si spektator

Deli Metaliaj valltari, interpretuesi dhe koreografi që ka zbritur në skenë  lartësinë dhe freskinë e bjeshkëve të Tropojës rikthehet pas 8 vitesh në Festivalin Folklorik Kombëtar. Por kësaj here  emocionet janë më të forta, pasi është në rolin e  spektatorit.

Ai kujton vitet kur u ngjit për herë të parë në skenën më të rëndësishme të kombit Shqiptarë, duke mos munguar më në asnjërin prej viteve pasuese deri tek ky i sivjetmi. Me modesti koreografi me 42 vite eksperiencë, thotë që tashmë ka ardhur koha që e reja ta zëvendësoj të vjetrën.

Deli Metaliaj është vlerësuar me disa çmime dhe tituj për interpretim dhe prurjet në skenë të shumë valleve me frymëzim nga legjendat e bjeshkëve. Ndër vlerësimet më të rëndësishme për të janë “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i kombit”.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›