E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjete te reja diagnostikimi per semundjen afrikane te gjumit

Mjete te reja diagnostikimi po vihen ne prove dhe mundet qe se shpejti te tregojne nese nje individ vuan nga semundja afrikane e gjumit. Metodat aktuale jane shume te ngadalshme dhe te komplikuara dhe vonojne identifikimin e mjekimeve qe mund te shpetojne jete.

Zyrtare te mjekesise thone se nuk ka shenja klinike per semundjen e gjumit ose sic njihen ndryshe trypanosomiasis afrikane. Detyra bie mbi supet e punonjesve te shendetesise per te vizituar me kujdes personat qe dyshohen se jane infektuar nga semundja. Nese dyshojne se nje individ eshte i infektuar ata analizojne gjakun me mikroskop per te pare per parazite. Dr. Joseph Ndungu thote se ky proces konsumon shume kohe

Semundja e gjumit ka qene epidemike per Afriken ne te pakten 36 vende te kontinentit. Goditja me e rende e epidemise ishte nga viti 2008-2010. Ne ate kohe perllogaritet se 500 mije vete ishin prekur nga kjo semundje.

Dr. Ndungu kryeson Programin per Semundjen Trypanosomiasis dhe Programin e Semundjeve te Neglizhuara prane Fondacionit per Diagnoza Novatore.

Kjo eshte semundje serioze pasi kushdo qe preket prej saj dhe nuk mjekohet vdes nga infeksioni.

Infeksioni mund te preke trurin. E gjithe kjo shkaktohet thjesht nga pickimi i mizave ce-ce. Mjetet e reja diagnostikuese u diskutuan ne nje konference nderkombetare ne Bamako te Malit. Nje nder analizat e diskutuara perngjet me analizen e shtatzanise dhe mund te perdoret lehte ne terren. Kjo analize mund te jete gati per perdorim ne vitin 2012.

Po ashtu po analizohet nje pajisje e quajtur Llampa e cila mund ta diktoje ADN-ne e parazitit brenda 24 oresh. Pajisja prodhohet ne Japoni nga kompania Eiken.

Dr. Ndungu thote se keto mjete ofrojne jo vetem analiza me te shpejta dhe me te sakta gjaku por rezultatet shihen me sy te lire. ADN-ja e parazitit ka ndricim fluoreshent gje qe tregon me saktesi se personi eshte infektuar. Drita qe clirohet eshte rezultat i perzierjes se ADN-se se parazitit me kimikatet qe perdor mjeti diagnostikues.

Tani mund te perdorim nje diagnoze molekulare qe dikur ishte e izoluar vetem ne laboratoret e sofistikuar dhe ta zhvillojme ne zonat rurale ku verehet semundja. Pra analizat mund te kryhen me shpejt dhe te diagnostikohet ne vend personi i semure.

Mjekimet aktuale per semundjen e gjumit kane ndikim negative tek trupi i pacientit. Por kohet e fundit eshte duke u studiuar nje metode me te thjeshte dhe me te pademshme. Nje perzierje me dy kimikate mund te pihet nga pacienti duke lejuar asimilim me te ngadalte nga trupi dhe nivel me te ulet elementesh toksike ne trup.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›