Progeria nje gjendje e rralle gjenetike qe shkakton plakje te pershpejtuar

Progeria eshte nje gjendje e rralle gjenetike qe shkakton plakje te pershpejtuar dhe vdekje te parakohshme tek femijet. Nje vajze 12 vjecare ne Afriken e Jugut eshte e vetmja femer zezake e njohur te vuaje nga kjo semundje. Ajo perpiqet te tregohet e lumptur pavaresisht se trupi i saj i ngjan nje gruaje 90 vjecare.
Femijet qe vuajne nga semundja e plakjes kane nje jetegjatesi teper te shkurter. Shumica jetojne me se shumti deri ne te njezetat. Pavaresisht efekteve te dukshme te gjendjes se saj Ontlametse Phalatse ka nje natyre te qeshur.
A keni pare nje person si une Une e quaj vetem Zonja e pare -sepse jam femija i pare me ngjyre me kete semundje.
Ontlametse thote se ajo eshte e lumtur dhe shpreson se mund te ndihmoje edhe te tjeret te jene te lumtur
Kur te rritem une dua te behem psikologe sepse dua qe njerezit te me njohin mua keshtu sic jam ne menyre qe te mund te pranojne se jane. Ontlametses i pelqen shkolla meson shume dhe studion gjuhen angleze dhe matematike.
Bellon nena e saj thote se jo te gjithe e kuptojne gjendjen e kesaj vajze.
Disa njerez nuk kuptojne dhe nga frika bejne pyetje. Disa merren me thashethemet - une vetem buzeq. Dhe nese me pyesni une pergjigjem -.. Kjo eshte nje semundje.
Mjeket vleresojne se 1 ne 8 milione njerez lindin te prekur nga semundja e plakjes. Doktoresha Engela Honey pediatre qe kujdeset per Ontlametsen thote se ne Afriken e Jugut ka kater raste te tjera te njohura te Progerias.
Ajo shpjegon anomalite qe shkaktojne semundjen.
Progeria eshte nje kusht gjenetik dhe krijohet kur nje gjen i parregullt nxit formimin e proteinave te quajtur progerian qe shkaktojne plakjen e parakohshme..
Edhe pse Ontlametste eshte vetem 12 vjece doktoreshe Honey thote se trupi i saj eshte i nje grua shume me te moshuar.
Disa thone se trupi i saj eshte i nje 96 vjecereje por une mendoj Se eshte midis 60 dhe 70 vjec kur ne fakt ajo eshte vetem 12 vjec.
Doktoreshe Honey thote se Ontlametste ka pasur shume pak probleme mjekesore. Femijet me Progeria fillojne te shfaqin karakteristikat e plakjes se pershpejtuar kur mbushin 18 muaj. Simptomat perfshijne ndaljen e rritjes humbjen e flokeve humbjen e yndyrnave shtimin e rrudhave ne lekure dhe ngurtesimin e nyjeve.
Femijet me kete semundje kane nje paraqitjet e te ngjashme pavaresisht nga perkatesia etnike ose racore. Femijet me Progeria mund te vdesin nga semundje te zemres te njejtat semundje qe ndikojne edhe njerezit e moshuar. Per Ontlametsen jeta nga dita ne dite eshte cdo gje duke perfituar nga shkolla dhe natyra e saj optimiste per aq kohe sa ajo eshte ne gjendje.