E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistet keshillojne kryerjen e testit per nivelin e oksigjenit tek te porsalindurit

Nje prej frikave me te medha te nje prindi te ri eshte se mund te degjoje shprehjen femija juaj ka lindur me difekt. Por disa prej difekteve me te rrezikshme tek te sapo lindurit jane ato qe nuk dallohen si p.sh. deformimi i zemres se foshnjes. Nje grup shkencetaresh amerikane rekomandojne qe te gjithe te sapolindurit ti nenshtrohen nje testi jo te shtrenjte per te zbuluar difektet e rendesishme te zemres.

Semundjet e lindura te zemres prekin rreth nje ne 120 te sapolindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vetem nje pjese e tyre konsiderohen si te rrezikshme. Por duke patur parsysh  numrin e foshnjave te lindura cdo vit numri i te sapolindurve me semundje zemre eshte shtuar.

Rreth tre te katertat e difekteve te renda te zemres mund te identifikohen permes testeve  te zakonshem qe kryhen tek te sapolindurit.

Por fatkeqesisht ka ende raste qe na shpetojne. Veshtiresia qendron ne pamundesine per ti identifikuar disa prej ketyre rasteve. Keta jane femijet qe ngjajne krejtesisht normal dhe jane si te gjithe femijet e tjere te sapolindur.

Alex Kemper eshte mjek pediater ne Universtetin Duke te Karolines se Veriut dhe eshte pjesetar i nje grupi specialistesh qe rekomandojne per te sapolindurit kryerjen e nje testi per te diktuar semundjet me te renda te zemres.

Ky test ka si qellim te mase nivelin e oksigjenit ne gjak. Niveli i ulte i oksigjenit mund te paralajmeroje per probleme me zemren.

Ky test e mat oksigjenin ne gjak indirekt nje rezatim ne forme drite leshohet drejt kembes apo nje gishti te femijes duke perfunduar ne anen tjeter ne nje sensor.  Mjeku Kemper thote se eshte e rendesishme qe te identifikohen femijet me probleme te renda te zemres ne periudhen e hershme te jetes se tyre.

Bazuar tek kushtet qe krijohen nga semundja eshte e nevojshme nderhyrja ne fazat e para te jetes.  Nese nuk kapet heret problemi i ketyre femijeve  me zemren ata dalin nga spitali pa mjekimin e duhur dhe kur shkojne ne shtepi semundja mund tu shkaktoje madje edhe vdekjen .

Ndonese matja e oksigjenit ne gjak eshte nje test jo i kushtueshem  dhe i lehte per tu kryer veshtiresia fillon kur nje foshnje diagnostikohet me problem ne zemer. Testi i pare duhet shoqeruar ne nje rast te tille me analiza te tjera me te perparuara qe edhe ne vende te zhvilluara si Shtetet e Bashkuara nuk ekzistojne ne te gjitha spitalet. Por shtrohet pyetja a ka kuptim qe keto teste te kryhen ne vende me burime me te varfera

Mjeku Kemper thote se PO  ka kuptim pasi testi mund te zbuloje disa probleme te fshehura ne zemer qe nuk kerkojne trajtime te shtrenjat apo me teknologji te larte.

Niveli i ulet i oksigjenit ne gjak sinjalizon probleme te ndryshme. Matja e tij mund te ndihmoje per identifikimin e infeksioneve te rendesishme te gjakut.

Rekomandimet e grupit te punes se shkencetareve mes tyre edhe edhe te mjekut Aleks Kemper te Universitetit Duke per te testuar te sapolindurit  per probleme ne zemer jane botuar ne internet nga revista Pediatria.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›