Zbulohen dy gjene qe shkaktojne melanomen
Nje studim i ri tregon se si dy gjene te vecanta i bejne disa njerez me te prirur per te kancerit te lekures. Rezultatet e studimit u paraqiten me 10 shtator ne nje konference evropiane per semundjet e lekures.
Njerezit dynden ne plazhin prane qytetit te Barcelones per te shfrytezuar ditet e fundit me diell te veres spanjolle. Ata shkojne per nje lekure te shendetshme e ne kerkim te ngjyres por per disa ky mund te jete denim me vdekje. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollce UV rrit shanset e kancerit te lekures melanoma qe megjithese kancer vdekjeprures - nuk i ndal njerezit qe nxitojne per ne plazh ne rastin me te pare.
Ndersa ata qendrojne ne diell specialiste te semundjeve te lekures nga e gjithe bota u mblodhen ne Barcelone nga 7 deri me 10 shtator per nje konference te Shoqates Evropiane per Kerkime dermatologjike ESDR. Kanceri i lekures ishte tema kryesore. Barcelona eshte zona me nivel me te larte se mesatarja per kancer melanoma. Qyteti Katalonje ka 12 raste me melanoma ne 100.000 banore ne krahasim me mesataren 7 raste per cdo 100.000 njerez. Zyrtaret e shendetit thone se kjo mund te jete per shkak te faktit se qyteti eshte ne bregdet dhe njerezit priren te bejne me shume banjo dielli duke rritur ekspozimin e tyre ndaj rrezeve te demshme.
Edhe pse melanoma eshte me pak e zakonshme se kanceret e tjere te lekures mjeket thone se melanoma eshte pergjegjese per shumicen e vdekjeve nga kanceri i lekures. Mjeket ne Barcelone thone se ata jane duke u perpjekur per te gjetur se pse njerezit me lekure bardhe dhe floke te kuqe kane me shume gjasa per te zhvilluar melanoma. Doktoresha Susana Puig Cerda eshte koordinatore e projektit per analizimin e shkaqeve dhe pasojave te kancerit melanoma. Deri tani studimi ka shqyrtuar vetem qelizat e lekures te njeriut te injektuara tek minjte ne laborator. Por shkencetaret besojne se jane dy gjene qe nderveprojne nen rrezet ultravjollce per te krijuar nje mutacion i cili rrit shanset e zhvillimit te melanomes. Shkencetaret i kane studjuar keto gjene gjate 15 vjeteve te fundit dhe rezultatet i paraqiten ne konferencen e Shoqerise Evropiane per Kerkime dermatologjike.
Maria Carme Bo Hernandez u diagnostikua me melanoma 28 vjet me pare dhe qe atehere kanceri i eshte rishfaqur shume here. Ajo shkon per kontroll tek doktoresha Puig cdo gjashte muaj. Kur melanoma diagnostikohet heret shpesh eshte e sherueshme. Por nje diagnoze e vone e ben melanomen te perhapet dhe jashtezakonisht te veshtire per ta trajtuar.
Shoqata Amerikane e Kancerit thote se cdo vit rreth 120.000 raste te reja te melanoma jane diagnostikuar ne SHBA. Melanoma fillon ne qelizat melanocyte pergjegjese per prodhimin e melanines qe i jep ngjyre lekures syve dhe flokeve. Doktoreshe Susana Puig Cerda thote
Ne zbuluar se si polymorphismat e flokeve te kuqe si dhe ndryshimi ne gjenin e trashegueshem p16 ndikojne ne qelizat e lekures kur kjo ekspozohet ndaj rrezatimit ultravjollce.
Maria Carme Bo Hernandez me vajzen e saj Ema Serra Bo thote se ajo eshte e shqetesuar per faktin qe ia ka kaluar melanomen femijes se saj.
Ndonjehere mendoj se mund ti kem dhene asaj nje trashegimi te mire gjenetike ne vend te nje semundje. Ndjehem fajtore ne nje fare mase por kjo eshte dicka qe vjen nga paraardhesit e mi dhe une nuk dua ta vazhdoj kete zinxhir. Jam i shqetesuar por vetem ne nje mase te caktuar.
Emma vuan gjithashtu nga melanoma dhe thote se shpreson se ne te ardhmen shkencetaret do te gjejne nje zgjidhje.
Une shpresoj se kur te vije koha une te kem femije shkenca do te kene evoluar aq sa ata mund ta perjetojne kete problem ne nje menyre te ndryshme ashtu si une perjetoj kete ne menyra te ndryshme se sa nena ime ne rinine e saj. Shpresoj qe femijet e mi ta perjetojne kete si nje problem te vogel.
Ekspertet ne konferencen e Barcelones thone se 70 perqind te rasteve te melanomes kur diagnostikohen ne faze te hereshme mund te trajtohen sukseshem me operacione te lehta. Pjesa tjeter kerkon kirurgji me komplekse. Nje nga delegatet eshte Dr Aleksander Enk nga Universiteti i Heidelbergut ne Gjermani.
Deri dy vjet me pare mendoja se melanoma metastazike ishte absolutisht vdekjeprurese. Por ne kemi zhvilluar terapive te reja qe te pakten ne disa raste zgjasin jeten e pacienteve.
Profesor Vincent Piguet thote konferenca si kjo ofrojne mundesi per studiues te shkembejne informacion. Shkembimi mund behet edhet ne nje faqe interneti. Dhe kjo pershpejton kerkimin shkencor. Pra keto lloje takimesh jane thelbesore per perparimin e shkences mjekesore per semundjet e lekures.