Mladenov: Zgjidhje në Parlament, jo në rrugë

Si në një vend anëtar të NATO-s, politika shqiptare duhet të gjejë një zgjidhje për situatën politike nëpërmjet dialogut , i cili duhet të zhvillohet në Parlament dhe jo në rrugë . Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë, Nickolay Mladenov në një konferencë me homologun Meta. "Liderët politikë duhet të gjejnë një zgjidhje në Parlament për situatën e tanishme, zgjidhje që është e bazuar në transparencë , por edhe Kushtetutën e legjislacionin shqiptar. Kjo zgjidhje të jetë në përputhje me angazhimet që ka marrë Shqipëria ndaj Këshillit të Evropës", tha ai.
Ministri nënvizoi se kjo marrëveshje do vlerësohet si një shenjë e pjekurisë politike. "Dyshimet apo mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në Parlament dhe jo në rrugë", shtoi ai. Mladenvov tha se shpresonte që në javët e ardhshme dialogu opozitë-mazhorancë të forcohet.
Nga ana e tij, zoti Meta nuk u deklarua për rolin e tij si ndërmjetësues në një takim të liderëve politikë për zgjidhje të krizës, por theksoi se janë të gjitha kushtet për t'u mundësuar një zgjidhje në përputhje me transparencën dhe Kushtetutën. "Kjo situatë nuk është në interes të askujt. Janë të gjitha instrumentat ligjorë dhe demokratikë për të zgjidhur këtë krizë në mënyrën më konstruktive", tha ai.
Sa i përket heqjes së vizave, Meta tha se është një proces teknik.
Në konferencën për shtyp, zoti Mladenov deklaroi se marrëdhëniet Shqipëri-Bullgari janë të shkëlqyera.
Mladenov deklaroi se Bullgaria shpreson në integrimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. " Ne jemi të gatshëm që bashkë të punojmë në heqjen e vështirësive. Konstatojmë se KE ka vlerësuar pozitivisht heqjen e vizave për Shqipërinë", shtoi ai.
Ndërsa, ministri Meta deklaroi se Bullgaria mbështet aspiratat integruese të Shqipërisë. "Në takim diskutuam rolin e vendeve tona në progresin e rajonit . Besojmë në mbështetjen e Bullgarisë për heqjen e vizave dhe përparimin për anëtarësim në BE", u shpreh ai.
Ministri nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Bullgari janë më të mira se asnjëherë. "Por ne do forcojmë bashkëpunimin në fushën ekonomike, industrisë, infrastrukturës, por edhe të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE", theksoi Meta.