Greva e PS-së, zgjedhje personale e Ramës
Te zgjidhesh nje problem qofte ky familjar, shoqeror, ekonomik, social apo politik ne do fushe te jetes duhet medoemos qe te ekzistoje kazusi mbi te cilin te ngrihet projekti me te gjithe elementet e tij perberes qe do te ojne definitivisht ne fitoren e parashikuar. Ky projekt ne radhe te pare kerkon truallin e pershtatshem ku duhet te vendosen shtyllat e ngrehines ku kerkohet te shkohet. Me pas vjen perpjekja per zbatimin e ketij projekti te parashikuar, ne realitet. Por per kete duhet nje angazhim i gjithanshem, duke shfrytezuar te gjithe resurset te do lloj natyre qofshin ato, duke perjashtuar ketu sakrificen qe lidhet me jeten e njeriut, pasi nuk do te kishte kuptim fare zgjidhja e problemit, se ne fund te fundit ajo duhet t’i sherbeje jetes njerezore si krijese e Zotit. Nga kjo pikepamje te gjithe njerezit ne jete perballen me veshtiresite e jetes, dhe para tyre ngadonjehere disa jane te pafuqishem dhe terhiqen se ndoshta nuk ekzistojne kushtet, disa te tjere nuk lodhen dhe arrijne fitoren e parapritur, sepse kane dhe mundesine e zgjidhjes pasi ekziston dhe shtrati real per kete zgjidhje, disa te tjere edhe pse e dine fare mire se problemi qe ato kerkojne te zgjidhin eshte i pamundur vijojne pafund te sfiliten duke rrezikuar te humbasin dhe jeten.
Ne rastin e pershkruar me siper flitet per zgjidhje, por krahas tij ekziston dhe termi zgjedhje ku dikush kete fjale e konsideron si zgjidhje. Por hendeku qe i ndan keto terma zgjidhje dhe zgjedhje eshte shume i madh. Nese ne rastin e pare zgjidhja e nje problemi nuk i perket nje njeriu te vetem por me gjere se kaq, zgjedhja eshte shije (gusto) personale qe i sherben nje individi pavaresisht se ate mund ta perfaqesoje me shume se nje njeri i vetem. Por kur kjo zgjedhje personale prek interesat e te tjereve dhe i diktohet atyre duke iu servirur si zgjidhje, ketu fillon e keqja e madhe. Mirepo kur kjo e keqe perqafohet nga disa njerez qe jane fare prane te preferuarit qe kane zgjedhur, atehere ky rast duhet kategorizuar shume i keq. Madje kur ne kete zallamahi futen njerez te tjere, te cilet mund te blihen e shiten shume lehte per shkak te ekuilibrimit te tyre personal, e tifozllekut partiak, fenomeni duhet marre ne konsiderate, ne menyre qe t’i pritet rruga. Por kur kjo zgjedhje qe afrohet si zgjidhje manipulohet nga dirigjenti qe e ka shpikur ate, dhe shoqerohet nga kori perkates fillon fakkeqsia. Dhe kur sensibilizimi, amplifikimi artificial per ta paraqitur zgjedhjen si zgjidhje, dhe kur kalohen te gjithe caqet si ato ligjore, morale, shoqerore e sociale jemi perpara nje tragjedi-komedie. Mirepo kjo situate duhet parandaluar pasi ekzistojne te gjitha mundesite si ato ligjore e morale por dhe ato politike. “Te kerkosh nje te drejte ligjore, e cila te eshte mohuar me pare, duhet te kalosh nepermjet ligjit dhe jo antiligjit”. A nuk mjafton fakti qe prej 13 ditesh PS ka gjetur te organizoje greven e urise ne mes te bulevardit, duke paralizuar te gjithe jeten publike te qytetareve te Tiranes, a thua se nuk kishte vend tjeter? Nuk eshte veprim demokratik e ligjor qe te kerkosh leje per proteste dhe kur ajo te jepet nga organet kompetente si nje e drejte e ligjshme, ti papandehur shkel kriteret me elementare te futjes ne nje greve urie. Nga njera ane ky veprim duket si nje karshillek ndaj institucioneve te shtetit duke i perbuzur e fyer ato, por nga ana tjeter tregon se kjo force politike jo vetem qe nuk eshte serioze por shfaq para opinionit publik kombetar e nderkombetar nje mungese vullneti dhe nenvleftesimi te funksionit e autoritetit te shtetit ligjor ku PS kerkon te shkoje. Pra kemi dy parametra qe shprehin dy qendrime te PS, qe ne te njejten kohe qe kerkon zbatimin e ligjit e shkel ate vete me te dyja kembet. Madje kjo mund t’i sherbeje atyre dhe si nje provokim i hapur ndaj qeverise, qe me vone te justifikojne pershkallezimin e protestes apo greves se urise qe ajo te dale jashte kontrollit per te percipituar me pas ne ngjarje te pakendshme. Secili nga ne e di fare mire qe dhe PS ka elektoratin e saj, ka dashamires e perkrahes si dhe skalionet e palevizshme, e per pasoje ajo mund te mbledhe njerez ne sheshe e vende te ndryshme. Por kjo nuk do te thote se kur ajo ben veprime te tilla gjithmone ka te drejte per motivin e kauzen qe ngre. Dhe nese verehet me kujdes, fare mire kuptohet se PS e qendrimi i saj ne rastin konkret unifikohet me njeshin qe ne rastin konkret eshte Edvin Rama. Ketu duhet te jemi teper te kujdesshem, pasi na ka djegur njehere pilafi, (ne kohen e diktatures) ndaj duhet t’i fryjme kosit. Sepse ky lloj unifikimi i mendimit te liderit me forcen politike qe drejton sidomos ne rastin me te keq jo vetem te on tek Lenini e Stalini i ish Bashkimit Sovjetik, (po qe se eshte e lokalizuar vetem ne kete force politike demton ate dhe vetem ate) por nese ajo cfaqet dhe behet prezent si nje fenomen ne vendin tone sjell pasoja shume te renda per mbare shqiptaret qe tashme jane ndare njehere e mire nga diktatura komuniste. Nuk eshte e veshtire qe donjeri prej nesh ta kuptoje fare mire qe personi qe i ka futur ne greve deputetet e socialistet e thjeshte eshte Edvin Rama. Ky eshte nje qendrim radikal qe secilit duhet t’ia vrase veshin t’i hape shikimin e t’i qartesoje mendimin se nuk eshte gje e lehte kjo qe po ndodh sot ne oborrin socialist, dhe lideri i saj aktual kerkon ta shnderroje ne precedent me rreze te gjere rreziku publik. Kjo pasi dhe ato greviste pavaresisht bindjeve apo manipulimeve te tyre jane pjese e shoqerise tone. Dhe ne ashtu si ato jemi te ndjeshem kur atyre prej 13-ditesh jane prere rruget e komunikimit te perditshem me familjet e femijet e tyre. Aq me teper kur aty ka dhe gra, e nena me femije. Mirepo qe greva te justifikohet nga Edvin Rama e te qendroje motivi i saj, shtrihen tentakulat ne perkrahje te saj, duke kerkuar ndihme jo vetem tek te humburit e mandateve, si Spartak Ngjela, Pre Zogaj, Nard Ndoka, Paskal Milo, Skender Gjinushi, Erion Velia, por dhe tek “sindikatat” e xibrit, (thuaj se nuk e njohin njerezit ate se kush eshte nga vjen e sa vlen) por dhe tek te ashtuquajturit intelektuale ku po veojme Esla Lilen. Na vjen keq t’ia permendim qe ajo i ka kenduar dhe nenes ne skenat tona per vete faktin e hidhur qe pati e ndjera nena e saj ku dhe ne jemi bere pjese e dhimbjes familjare. Po mos harrojme ketu faktin se nena e saj u vra ne kohen e qeverise socialiste te ardhur direkt pas ngjarjeve te vitit 1997 ne pushtet, dhe ne ate kohe as qe u be fjale fare qe te gjendej autori i vrasjes edhe pas interesit te treguar sidomos nga ajo vete. Kjo gje u be prezent vetem ne kohen e qeverise se PD-se, kur u ekstradua autori nga Amerika. Do t’i sillnim ne vemendje zonjushes Elsa se futja ne greven e urise do te ishte i motivuar, atehere kur nuk po gjendej vrasesi i nenes nga institucionet e atehershme dhe jo sot kur ajo solidarizohet me greven per gjoja voten e grabitur, kur dihet fare mire qe dhe ne votimet e bera ne kohe te ndryshme ne vendin tone nuk ka qene prezente e per pasoje as nuk ka votuar. Perse nuk solidarizohet Rexhep Meidani me greven e urise, kjo pasi ai shikon me larg se ato qe qendrojne afer Edvin Rames, por edhe pse ai eshte pjese perberese dhe drejtues i strukturave te PS nuk e shikon greven e urise si zgjidhjen e situates dhe propozon e afron ne skenen politike dialogun, ndersa ne skenen shteterore Pralamentin. E ndersa do dite qe kalon lidhur me kete greve qe ne fillimet e saj dhe ne vijim fillojne dhe pozicionimet pro apo kunder greves, gje kjo qe nuk i shpeton karakterit te shoqerise ne pergjithesi e asaj shqiptare ne veanti. Kete pozicionim e percjell pathuajse do dite si media e shkruar, por dhe ajo vizive. Mirepo dhe keto institucione te pavarura, (si duhet te jene) behen dashje pa dashje pale me njeren faqe te ketij realiteti duke harruar misionin e pushtetit te katert. Alfa e punes se tyre eshte dhenia e lajmit, e pas tij fillon komenti qe pasohet me opinionin.
Keto elemente gazetareske nuk i sherbejne vetem botuesit te gazetes, apo TV perkatese, por kur ato takojne publikun behen pjese e tyre, dhe me shume se te tjeret atyre u takon te shprehen per fenomenin. Mirepo tek gazetaret tane dhe TV e ndryshme keto gjera jane prone e tyre. Kjo gje duket fare mire dhe ne emisionet “Opinion”, qe percjell zoti Blendi kur gazetaret hapur shfaqen si pjese apo anekse te partive respektive sidomos ato te medha. Ato ne perzgjedhjen e tyre u duket se e realizojne misionin e tyre dhe ne nje fare menyre mbijetojne ne boten e medias se shkruar e vizive, por harrojne ate qe eshte me kryesore, qe sot a neser jane te destinuar te zbehen e te falimentojne duke marre me vete dhe “profesionin e tyre te keq”. Por kjo situate banalizohet fare kur ne perkrahje te greves se PS vijne dhe njerez nga jashte me “autoritetin e perendimorit”, qe me pamjet e intervistat qe shfaqen ne disa gazeta e TV shume afer PS e liderit te saj, duke dashur t’i bejne mire apo te perkrahin ato, zbulojne biseksualitetin e te ardhurit i cili afron si zgjidhje te krizes dhuraten sublime te jetes, kur dihet fare mire qe ate ta merr ai qe ta ka dhuruar.
Perse kjo force politike nuk ka degjuar, e nuk degjon autoritetet evropiane qe jane vene ne dispozicion te zgjidhjes se kesaj situate, e qe posaerisht per kete gje kane afruar dhe menyren e zgjidhjes se saj. PS e lideri ne do prononcim perdor gjithmone fjalen kushtetute, e vertitet rreth saj, por pa e zbatuar sikur njehere ne rastin konkret. Bota me te vertete te ndihmon e te keshillon me “receta te gatshme”, por ajo nuk te vjen ne oxhak qe te ndeze zjarrin qe ti vete duhet ta dish se ai te ngrohe.
Pse zgjidhje eshte ajo qe afron Spartaku, i parehatshmi me asnje parti (ishalla eshte partia e fundit ku ai eshte futur per te treguar se do njeri heret apo vone do te kthehet ne origjine), qe duke u hequr sikur po sulmon “talebanet ne pushtet” shfaqet vete si nje i tille kur me histerizem tejet te shfrenuar kerkon revulucion proletar. E per t’iu rikthyer dhe nje here fillimit te ketij shkrimi protestat e PS, qe u shoqeruan me greven e urise ne vijim, per te denigruar ne bllokimin e rrugeve ne akse te ndryshme te vendit duke shperfillur ligjin, e duke provokuar hapur forcat e Policise se Shtetit, jo vetem nuk eshte zgjidhje e eshtjes, por dhe si zgjedhje e Edvin Rames eshte nder me te keqijat e tij. Politika ne vetvete nuk duhet te shihet si nje profesion qe te jep para dhe te ben te pasur, por si nje mision ne sherbim te ligjit, kombit e mbi te gjitha familjes, qe per secilin eshte gjeja me e shenjte se aty jane te gjitha vlerat e jetes. Eshte permendur e theksuar gati do dite si brenda dhe jashte atdheut nga nderkombetaret se shtyllat ku duhet te kaloje zgjidhja e ketij “ngeri politik” jane Kushtetuta e vendit, institucionet shteterore e gjykatat e vendit. Prandaj per kete duhet qetesi, maturi dhe vullnet te paleve qe do levizje ne funksion te rezultatit pozitiv te behet me kujdes shume te madh.
Nje grup intelektualesh.
1. Doktor ARJAN HAMITI
2. Doktor LEFTER MEMI
3. Ekonomist ARBEN ZENELI