SHBA, reduktohet fondi për luftën kundër terrorizmit në Nju Jork
Pak ditë nga dështimi i sulmit me autobombë në "Times Square", administrata e presidentit amerikan Barak Obama ka marrë një vendim "të çuditshëm", ndërsa ka vendosur shkurtimin e fondit për sigurinë e shtetit të Nju Jorkut.
Lajmi është publikuar nga mediat amerikane, të cilat kanë kritikuar vendimin për shkurtimin me 53 milion dollare të parashikuara për luftën kundër terrorizmit.
Fondi për sigurinë në Nju Jork përfshinte 153 milionë dollarë, por pas shkurtimit të tij me 53 milion ai reduktohet në 100 milion dollarë.
Vendimi për reduktimin e fondit për luftën kundër terrorizmit ende nuk është bërë publik nga autoritetet amerikane, por mediat në Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se publikimi i tij është thjesht çështje kohe.