Mladic ne Hage Tadic Do vijojme luften ndaj krimit

Autoritetet serbe kanë vendosur të shtrijnë hetimet në rrethin e atyre që ndihmuan gjenralin famëkeq të luftës së Bosnjës, Ratko Mladiç t’i fshihej kërkimeve të Drejtësisë. Presidenti serb Boris Tadiç pohoi se hetimet në lidhje me Mladiç do të përfshijnë të gjithë ata që e ndihmuan të shmangte arrestimin përgjatë 16 vjetëve dhe çdonjëri prej tyre do të procedohet.
Presidenti Tadiç shpreson që të zbulojë rrjetin e mbështetësve të Mladiç, pasi siç u shpreh ai, gjenerali ka gëzuar mjaft suport deri në largimin e Milosheviçit në vitin 2000. Madje, Tadiç tashmë shprehet i sigurtë edhe në arrestimin e të kërkuarit tjetër për krime lufte, Goran Hadziç. Gjatë një interviste për agjencinë Reuters, tadic shprehu ambicjen e tij për t’i dhënë fund krimit të organizuar në rajon.
"Po i nis një mesazh njerëzve të krimit të organizuar. Tashmë ne kemi potenciale më të mëdha për të luftuar këtë lloj krimi, që është i përhapur si në botë, ashtu edhe këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të nisim një betejë që do ti japë një grusht vdekjeprurës, deri në fund të mandatit të kësaj qeverie”- tha Tadiç.
Në këtë mënyrë, duket se Tadiç është duke e përdorur plotësisht arrestimin e Mladiç, për të mbledhur mbështetje jo vetëm ndërkombëtare, por edhe brenda vendit. Ndërkohë, një vendim i gjykatës speciale në Beograd ka hapur rrugën për transferimin e gjeneralit Mladiç drejt gjykatës ndërkombëtare të Hagës, nën akuzat për genocid gjatë luftës së Bosnjes së viteve ‘92-‘95.
Edhe pse arrestimi i tij dhe nisja e procedurave të ekstradimit është përjetuar nga shumëkush në Beograd si një lehtësim dhe mbyllje e një epoke të errët, në disa qendrën e komandës së tij ushtarake, në Pale rreth 2 mijë kanë protestuar kundër ndalimit të tij.
Sala Mustafa