Hapet pika kufitare Rafah me Rripin e Gazes

Kajro zyrtare ka hapur pikën kufitare të Rafah me Rripin e Gazës, duke lehtësuar kufizimet për palestinezët. Një vendim i tillë që ka sjellë reagimin dyshues të Izraelit, është shenjë e qartë e ndryshimit të politikës që kishte ndjekur më parë president i rrëzuar nga pushteti Hosni Mubarak.
Nëse ky i fundit kishte një bazhskëpunim me izraelitët për të përforcuar bllokadën ndaj Rripit të Gazës për shkak të kontrollimit të saj prej lëvizjes islamiste Hamas, dhe i përmbahej traktatit të Paqes së vitit 1979, autoritetet e reja duket se do krijojnë pështjellim në balancat e brishta në Lindjen e Mesme.
Gratë, fëmijët dhe burrat mbi 40 vjeç do të lejohen tashmë të kalojnë lirisht, ndërsa burrat në moshën 18 deri në 40 do të kenë sërish nevojë për një lejekalimi, ndërsa tregtia është e ndaluar. Palestinezët janë të kënaqur nga hapja e pikëkalimit, që shpeshherë është përdorur për trafik armatimesh dhe hyrjen e militantëve. Pikërisht me këtë argument, Izraeli disa herë u kërkoi autoriteteve të Kajors të parandalojnë hapjen e kufirit në Rafah.
Egjipti dhe Izraeli i ksihin mbyllur këto kufij kur hamas mori pushtet në vitin 2007. gjatë regjimit të Mubarak, Egjipti vetëm në mënyrë sporadike e hapte pikën për kalimin e ushqimeve dhe ilaçeve. Por, kohët kanë ndryshuar pasi ishte Kajro që ndërmjetësoi pajtimin mes fraksionit palestinez të presidentit Abas dhe grupit Hamas, që nuk është pranuar as nga Izraeli e as nga SHBA. Egjipti konfirmon se nuk është konsultuar me ndonjë vend të huaj për hapjen e kufijve, por afrimi i zgjedhjeve e bën këtë vendim të rëndësishëm për autoritetet aktuale në Kajro.
Juli Prifti