Festa e fëmijëve, Berisha viziton kopshtin 25 në kryeqytet
Kryeministri Berisha ka vizituar sot kopshtin numër 25 në kryeqytet me rastin e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha pasi i uroi fëmijët për festën e 1 qershorit theksoi se qeveria do të bëjë më shumë për kopshtet dhe shkollat në mënyrë që jeta e tyre të jetë më e mirë.
“Kopshtet janë universiteti i parë dhe më i rëndësishmi i njeriut pasi është mosha që njeriu mëson më shumë prandaj qeveria një rëndësi të veçantë i ka kushtuar arsimit parashkollor” theksoi Berisha duke shtuar se qeveria synon që të gjithë fëmijët 5 vjeç, të frekuentojnë kopshtet.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka që në 2 vitet që vijnë fëmijët të kenë mundësi të frekuetojnë kopshtet e të gjitha llojeve.