Mladici do të bojkotojë seancën në Hagë

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 17:00
Avokati i ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, planifikon të bojkotojë seancën dëgjimore para Tribunalit në Hagë, e cila pritet të zhvillohet nesër, në të cilën ishte paraparë që ai të shprehet në lidhje me akuzat kundër tij.
Avokati Milos Saljic theksoi se Mladici do ta bëjë këtë, për të kërkuar që atij t’i lejohet që të përzgjedhë vetë avokatët e mbrojtjes.
Mladici u ekstradua nga Serbia në Hagë më 31 maj, pas arrestimit të tij pas 15 viteve në arrati.
Ai akuzohet për gjenocid dhe për krime tjera, të orkestruara gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri në vitin 1995.