Opozita në prag të fitores në Tajlandë

Sipas rezultateve paraprake në Tajlandë, duket se partia opozitare, , Pheu Thai, që udhëhiqet nga Jingluk Shinavatra, motra e liderit të lëvizjet kundër qeverisë “fanelat e kuqe”, Thaksin Shinavatra, do të shënojë një fitore të madhe.
Nëse konfirmohet nga Komisioni i Zgjedhjeve, fitorja e opozitës do të shoqërohet me kryeministren e parë femër në këtë vend dhe me forcimin e mëtejmë të protestuesve anti-qeveri, shumica prej të cilëve e mbështetën partinë Pheu Thai.
Votimi ishte prova e parë e madhe zgjedhore për qeverinë, prej se tubimet masive të opozitës e paralizuan kryeqytetin Bankgok, vitin e kaluar, duke lënë afro 90 njerëz të vdekur dhe më se 2 mijë të plagosur.
Partia e Jingluk është e afërt me ish-kryeministrin e popullarizuar të këtij vendi, Thaksin Shinavatra, i cili e udhëhoqi këtë vend prej vitit 2001 e deri në përmbysjen e tij me puç ushtarak, në vitin 2006.
Zgjedhjet shihen si test për stabilitetin e këtij vendi, pas gjashtë vitesh të trazirave politike.