E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robotët zbulojnë fshehtësitë e Oqeaneve

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 17:30

Robotët me telekomandë, të cilët qarkullojnë në fund të oqeanit, po ndihmojnë autoritetet në zbulimin e sekreteve në thellësi të detit.

Mbeturina anijesh dhe varkash janë të shumta në fund të oqeanit në Detin e Karaibeve, disa prej tyre aq thellë, sa që janë zbuluar vetëm kohët e fundit.

Duke patrulluar detin në brigjet e ishullit St. John, në arkipelagun Virgin të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, anija Nancy Foster është me mision për të zbuluar sekrete në thellësi të ujit. Fundi i detit në këtë pjesë të Karaibeve është plot me mbeturina anijesh.

Arkivimi i të gjitha mbeturinave përbën një problem të madh për Administratën Kombëtare të Atmosferës dhe Oqeaneve ose NOAA, agjenci përgjegjëse për kontrollin e fundit të deteve dhe oqeaneve.

Në thellësi rreth 30 metra zhytësit nuk mund të qëndrojnë gjatë nën ujë për të bërë studimet e nevojshme. Këtu robotët, që funksionojnë me telekomandë, janë shumë të volitshëm pasi ata mund të funksionojnë në thellësi prej 300 metrash për një kohë të gjatë.

Kamerat e instaluara tek robotët sjellin në laboratorin e anijes një regjistrim të drejtpërdrejtë video.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›