Mlladiq të hënën në Hagë?

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 19:45
Ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiq, ka mundësi që të ekstradohet për në Hagë, të hënën ose të martën, ka thënë gjykatësi turk Mehmet Gunej, ushtrues i detyrës së presidentit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Ndërkaqë, agjencia serbe Beta, raporton se në qendër të Beogradit, situata është e qetë, ndërsa nuk ka shumë njerëz të mbledhur në protestën e thirrur nga Partia Radikale serbe, e cila kundërshton arrestimin e Ratko Mlladiqit.
Njoftohet se ka prani të madhe të policëve.