E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Kot mundohet Rama Ne e kemi marre Tiranen

Gerti Bogdani

Deputeti i PD Gerti Bogdani eshte shprehur se perpelitjet e Edi Rames per fitoren e PS ne zgjedhjet lokale jane te kota. Sipas tij fitorja e Aleances per Qytetarin eshte e qarte pasi ky koalicion ndodhet shume vota para koalicionit te majte. Edi Rama eshte thellesisht i deshperuar dhe qartesisht konfuz. Ai mendon se koalicioni i drejtuar nga partia e tij fitoi zgjedhjet lokale ne nje kohe kur 140000 votues me shume mbeshteten koalicionin e Partise Demokratike deklaroi Bogdani. Ai i ka cilesuar si te kota edhe pretendimet e Rames dhe PS-se per vjedhjen e votave nga KQZ pasi sipas tij vjedhje do te ishte mosnumerimi i votave te qytetarit. Ai e konsideron kanibalizem elektoral numerimin e votave kur ne te vertete kanibalizem eshte te shmangesh numerimin e tyre nenvizoi Bogdani. Ai mendon se mund te falenderoje komunitetin nderkombetar dhe ne te njejten kohe te genjeje mbi deklaratat e tyre pa e vene re askush ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›