E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji vendimi per Tiranen shtyhet me 3 qershor. PS-ja terheq kerkesen

Zgjedhjet maratone

Mandati i kryetarit te Bashkise se Tiranes hyn ne rrjedhen e lojerave ligjore dhe politike qe te dyja palet e interesuara po ndjekin aktualisht pas 8 majit. Edhe pse dita e djeshme ishte perkufizuar si nje afat qe do te zbardhte permes shprehjes se Kolegjit Zgjedhor ligjshmerine e vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rivleresimin e votave te gjendura ne kutite e gabuara ne zgjedhjet lokale per Bashkine Tirane nje manover e re e PS-se e ka shtyre kete gje per ne daten 3 qershor. Konkretisht perfaqesuesit e selise roze kane vendosur te terheqin kerkese-padine e tyre per vendimin e dates 18 maj te KQZ-se i cili u be baze per hapjen e kutive te Tiranes dhe mandej miratimit te tabeles perfundimtare te rezultateve. Po keshtu selia roze ka ankimuar edhe vendimin 709 te KQZ-se i cili ishte akti final i procesit ne fjale por qe ne ndryshim nga ai i dates 18 maj ndryshonte ne pjese arsyetuese por edhe ne bazen ligjore. Duke pasur parasysh se te dyja aktet praktikisht kane trajtuar nje objekt socialistet kerkuan bashkimin e ceshtjes ne nje te vetme por kjo u hodh poshte nga Kolegji Zgjedhor. Per kete arsye juristet e PS-se kane preferuar te terheqin kerkese-padine per vendimin e dates 18 maj i cili duhet thene qe paraqet mangesi edhe formale teksa edhe ne titullimin e vet mungojne fjalet plotesuese. Po keshtu atij i mungon pjesa urdheruese e cila eshte argumentuar nga KQZ-ja nisur nga fakti se ne kete rast eshte formuluar nje vendim i ndermjetem. Ne perfundim PS-ja ka depozituar ne Kolegjin Zgjedhor nje kerkese- padi te re konkretisht ndaj vendimit 709 te dates 23 maj te KQZ-se i cili ka argumentuar dhe miratuar procedimin e bere per rivleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara. Padia tjeter qe eshte paraqitur eshte me e plote. Flet gjithmone per Aktin Normativ. Hoqem dore nga gjykimi i kesaj te sotmes per te vazhduar me gjykimin e padise tjeter. Argumenti kryesor eshte pavlefshmeria e veprimeve te kryera nga KQZ-ja. Jane veprime ne kundershtim flagrant me ligjin haptazi te paligjshme. Gjithashtu kemi perfshire edhe numrin e vendimit qe ata nxoren se fundmi me te cilin kane bere disponim per te ndryshuar tabelat. Edhe per ate kemi kerkuar te shpallet i pavlefshem - tha juristi i PS-se Eno Bushi. Nisur nga keto te dhena situata ankimore apo ndergjyqese qe PS-ja ka aktualisht per procesin zgjedhor te zhvilluar ne 8 maj 2011 per sa i perket Tiranes eshte e orientuar ne nje kerkese drejtuar Kolegjit Zgjedhor per vendimin 709 dhe nje tjeter drejtuar KQZ-se per vendimin 711 per miratimin e tabeles permbledhese te rezultateve per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane krahas se ciles eshte paraqitur edhe kundershtimi i vendimit per miratimin e tabeles se rezultateve te Komisionit te Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49 ose e njohur ndryshe njesia bashkiake nr.5. Nese Kolegji do te miratoje kerkese-padine e PS-se ne thelb ai do te zhbeje jo vetem praktiken e ndjekur nga KQZ-ja per fletet e votimit te gjetura ne kutite e gabuara por praktikisht do te konsideroje si te paqene edhe pasojen juridike te aktit qe i jep Lulzim Bashes ne Tirane 81 vota me shume se rivali i tij Edi Rama. Trupa e gjyqtareve qe do te marrin vendimin perkates do te perbehet nga Entela Prifti Sashenka Jonuzi Astrit Kalaja Petraq Dhimitri dhe Tom Ndreca. Per rikujtese baza logjike dhe juridike e kerkese-padise se PS-se ndertohet mbi argumentin se vendimi 709 eshte Akt Normativ pasi edhe formalisht eshte miratuar si i tille dhe si pasoje duhet te ishte miratuar me 5 vota nga KQZ-ja. Po keshtu PS-ja gjykon se ndryshimi i vendimeve te marra nga Grupet e Numerimit te Votave jane bere pa kerkese ankimore dhe se treti tabela e Tiranes nuk eshte plotesuar sipas dispozitave te Kodit Zgjedhor qe parashikon ndjekjen e veprimeve duke u bazuar mbi tabelat origjinale te ardhura nga KZAZ-te. Nderkohe ne KQZ kundershtimet e PS-se do te relatohen sot per tu lene per shqyrtim ne nje date tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›