SHBA OSBE dhe BE mirepresin dhenien e statusit per Shqiperine

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i OSBE kanë përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Në deklaratat të veçanta Arvizu e Wollfarth nxisim palët të vijojnë bashkëpunimin në të mirë të vendit.
Ambasada e SHBA mirëpret Raportin e Zgjerimit të BE-së që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe. Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët. Ne i mbështesim me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE dhe nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth ka komentuar botimin e Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Evropian. Pas prezantimit që iu bë këtij raporti nga ana e komisionerit Fyle, ambasadori Wollfarth nxiti politikanët shqiptarë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit.
“Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, theksoi Wollfarth.
Reagimet e eurodeputetëve marrjen e statusit kandidat ët Shqipërisë
Eurodeputetët Nikolaos Chuntis dhe Eduard Kukan kanë vlerësuar marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Ata e kanë konsderuar një sinajl të mirë për vendin tonë, që nxit nxit përparimin e mëtejshëm dhe stabilitetin ekonomik.
“Ne sapo dëgjuam raportin e komisionerit Füle. Unë e mbështes rekomandimin për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë, në mënyrë që vendi të nxitet në përparimin e mëtejshëm në reforma dhe stabilitetin ekonomik, nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne do të diskutojmë sërish në gjirin e komisionit të jashtëm të Paramentit Europian raportin që unë do të hartoj për Shqipërinë. Siç e dëgjuat edhe në fjalimin tim, edhe unë do të mbaj në raportin tim të njëjtin qëndrim që mbajti Komisioni Europian”- tha Chuntis.
Nga ana e tij Kukan tha se është mirë që në raportin e Komisionit Europian rekomandohet statusi i kandidatit, por vendi do ta fitojë këtë status pas plotësimit të tre kushteve. Por është një sinjal i fortë, pasi Komisioni thotë që është gati t’ia prezantojë raportin për Shqipërinë Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian sapo këto tre kushte të jenë plotësuar.
“Pra, nuk është e nevojshme të pritet samiti i qershorit apo korrikut për të diskutuar statusin e kandidatit për Shqipërinë. Nëse ju kujtohet Serbia nuk e mori statusin në dhjetor, por në mars. Edhe Serbisë ju ofrua mundësia si Shqipërisë që ta merret statusine kandidattit në dhjetor. Pala serbe kreu kushtin për të cilin u angazhua dhe e mori statusin e kandidatit në mars. Pra është një lajm i mirë për vendin, është një hap i rëndësishëm përpara dhe lajme pozitive”-tha ai.