Vijon fluksi i emigrantëve që kthehen në vendet e punës

Vijon fluksi i kthimit të emigrantëve drejt vendeve të tyre të punës në shtetin grek. Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Kakavijë si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet kanë dalë 6.813 persona si dhe 1.586 automjete ndërsa kanë hyrë 3.339 persona dhe 917 automjete.
Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 5191 persona dhe 1.323 automjete dhe kanë hyrë 4156 persona dhe 1188 automjete.
Bëhet e ditur se nga pala shqiptare gjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm është punuar me 6 sportele në dalje dhe 4 në hyrje ndërsa pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Mësohet se kalimi në dogana po bëhet pa vonesa apo rradhë të gjata.