E Diel, 1 Nëntor 2026

Mobilizim i ushtrisë siriane

Ushtria siriane është mobilizuar dhe “ka gishtin në këmbëz”, ka thënë për televizionin shtetëror kryeministri sirian Vael al-Halki, derisa një zyrtar i shërbimit të sigurisë tha se Siria është e gatshme në çdo moment për “kundërpërgjigje” ndaj sulmeve.

Në një deklaratë me shkrim gjatë një transmetimi zyrtar, el-Halki tha: "Ushtria është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat dhe të gjithë skenarët”.

Derisa inspektorët e fundit të OKB-së u larguan nga vendi këtë mëngjes, autoritetet siriane pohojnë se janë duke u bërë gati për kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane.

Pak pas orës 19:00, sipas kohës sonë, presidenti amerikan Barack Obama do japë një deklaratë për situatën në Siri. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama nuk do të shpallë veprimin e ardhshëm luftarak, njofton AFP.

Një zyrtar i lartë i shërbimeve të sigurisë siriane tha se sulmet priten “në çdo çast”, ndërsa përsëriti se vendi i tij është "gjithashtu i gatshëm për t'u përgjigjur - në çdo kohë”, transmeton telegrafi.

"Ky agresion i pajustifikuar i Perëndimit nuk do të kalojë pa reagim”, shtoi ky zyrtar. “Mbështetësit e sulmeve mbrojnë një gjë të gabuar që nuk ka të bëjë aspak me moralin ose ligjin ndërkombëtar”.

Aeroplani në të cilin ishin inspektorët e OKB-së, ka aterruar në aeroportin e Roterdamit. Një zëdhënës i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike tha se inspektorët do të shkojë në selinë e organizatës në Hagë, dhe se mostrat e marra që në terren, në Siri, të dërgohen në laboratorë të ndryshëm për testim. Rezultatet priten brenda dy javëve. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›